Futboll La Liga Sport

NDODH EDHE KËSHTU/ Nga shitja e Ronaldos përfiton edhe Barcelona…

Edhe te Barcelona po ndjekin me shumë vëmendje ngjarjet e fundit rreth Cristiano Ronaldos. Brenda ditrësh ose orësh aim und të kalojë te Juventus. Po përveç fakit që largimi i tij përbën e dobëson rivalin e përjetshëm të katalanasve, drejtuesit e klubit po ndjekin zhvillimet për një arsye më të rëndësishme.

Për të siguruar 100 milionë Eurot që Reali kërkon për Ronaldon dhe për milionat e tjerë që duhen për të paguar rrogën e tij prej 30 milionë Eurosh në vit, drejtuesit e klubit torinez i janë drejtuar FIAT-it, si pronar i vetëm, për ndihmë.

Por përsëri, në skuadër duhen bërë disa shitje për të rregulluar bilancet. Emrat kryesorë që mendohet të largohen janë Gonzalo Higuain dhe Paolo Dybala. Kështu ka raportuar edhe gazetari itakian Tancredi Palmeri përmes një postimi në Twitter.

Por përsëri torinezët mund të jenë të detyruar të shesin edhe lojtarë të tjerë, mes tyre Miralem Pjanic, që i intereson edhe Barcelonës. Boshnjaku vazhdon të jetë i pëlqyer në “Camp Nou” dhe drejtuesit besojnë se bardhezinjtë do të jenë të gatshëm ta shesin nëse arrijnë të marrin Ronaldon.

Blerja e tij mund t’i kushtojë Barcelonës diku te 60 milionë Euro, pasi blaugranat nuk janë të gatshëm të paguajnë asnjë qindarkë më shumë për numrin 5 të Juves, edhe pse e konsiderojnë një lojtar që do t’i shtonte këmbë dhe tru skuadrës së tyre.

Related posts

“TË PËRSËRISIM SEZONIN E KALUAR TË SERISË SË FITOREVE”/ Mbrojtësi Ismajlgeci: Transferimi jashtë? Është synimi im, por…

Delo.autor

PËRGATITET “BOMBA” E MERKATOS/ Donnarumma “blen” dy lojtarë të Real Madrid…

Delo.autor

PËRJASHTIMET NGA GRUMBULLIMI I KOMBËTARES/ Thomas Strakosha nuk është I VETMI, ja rastet

Delo.autor

Leave a Comment