Futboll Sport

Neymar: Doja të përballesha me të në gjysmëfinale, por…

Neymar i ka bërë komplimentet shokut të tij të ekipit të Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, i cili është shpallur kampion i botës me Francën në Rusi.

Brazili ka qenë një nga kombëtaret favorite për ta fituar turneun, por është eliminuar në çerekfinale nga Belgjika. Pavarësisht largimit të dhimbshëm dhe të parakohshëm, Neymar ka pranuar se ishte i lumtur për Mbappe për shkak të lidhje së ngushtë që ka me 19-vjeçarin.

“E kam uruar, natyrisht”, ka thënë Neymar. “Kemi folur gjithmonë gjatë Kupës së Botës dhe jemi përpjekur të takohemi në gjysmëfinale, por nuk ka qenë e mundur, fatkeqësisht”, ka shtuar Neymar.

“Unë jam gëzuar për atë. Është një djalosh të cilin e dua shumë, kërkoj t’i përcjell eksperiencën time, ta ndihmoj të bëhet më i mirë”.

Mbappe është drejt rrugës së duhur për t’u bërë një nga më të mirët në botën e futbollit, siç u tregua edhe nga triumfi i Francën në Kupën e Botës.

Sulmuesi i PSG ka shënuar katër gola, duke përfshirë edhe një në finalen kundër Kroacisë, dhe ka fituar çmimin si Lojtari i Ri më i Mirë i Botërorit.

Related posts

ZGJIDH PROBLEMIN NË REPARTIN E SULMIT/ Teuta firmos me “bomberin” 28-vjeçar nga Mali i Zi, ja përfitimet

Delo.autor

E KËRKON PSG/ Barcelona blindon mesfushorin me klauzolën 450 milionë euro

Isa.Autor

ELIMINIMI NGA “EURO 2020″/ Trajneri i Portugalisë: Dhamë gjithçka në fushë dhe nuk e meritonim…

Delo.autor

Leave a Comment