Futboll Seria A Sport

Nuk ka vetëm lajme negative, Milani po përgatit rikthimin e madh

Këtë herë duket se do të ndodhë me të vërtetë. Pas nëntë vjetësh nga lamtumira, gjithmonë me vetëm një uniformë, ai do të kthehet tek kuqezinjtë. Natyrisht po flasim për Paolo Maldinin, kapiteni historik dhe i përjetshëm i Milanit. Fanella me numrin 3 është tërhequr nga drejtuesit e Milan, dhe Maldini do të bëhet pjesë e ekipit drejtues kuqezi. Sipas il Giornale, në fakt, rikthimi i ish-kapitenit është tashmë një hap larg.

Për disa ditë transferimi i pronësisë nga Yonghong Li tek Elliott do të jetë zyrtar dhe fondi amerikan ka zgjedhur që Maldini të jetë menaxher. Midis Paolo dhe Elliott, me sa duket, ekziston një marrëveshje e plotë. Maldini do të jetë përgjegjës për pjesën teknike të kuqezinjve. Pas disa përpjekjeve, kësaj radhe duket se është momenti i duhur: Legjenda Maldini do të rikthehet në shtëpi.

Ndërkohë, në profilin e Twitter të International Champions Cup, një kompeticion veror që do të marrë pjesë edhe Milan, ka nxjerrë këto deklarata: “Nga përvoja në Milano mësova të bëja përpjekje dhe sakrifica. Nuk e di se çfarë do të kishte ndodhur nëse nuk do të kishte qenë Milani, sepse unë kam lindur në Milano, babai im ka qenë lojtar dhe kapiten i Milanit, prandaj për mua nuk ekziston ekip tjetër. Aktualisht më të mirët në botë janë Messi dhe Ronaldo. Kam luajtur kundër Cristianos, por kundër Messit jo, kështu që nuk e di kush është më i mirë “.

Related posts

DAKU SHËNON ME RITËM TË FRIKSHËM/ Gol mbreslënës kundër CSKA-së, por Rubin Kazan thyhet keq (VIDEO)

F.autor

NUK JANË NË PLANET E INZAGHIT/ Nga Vesino te Sanchez, Interi nis operacionin “fshesa” për të padëshiruarit

Delo.autor

“DO TË MË PËLQENTE TË ISHA…”/ Trajneri Ancelotti zbulon ëndrrën, ja ku shpreson të jetë në 2024-ën

Delo.autor

Leave a Comment