Futboll Gossip Premier League Sport

Ozil foto nga pushimet në Greqi, tifozi: Shpresoj që seksi t’ju shijojë

Lojtarët e përfaqësueses gjermane kanë marrë pushimet verore pas eliminimit të parakohshëm nga Botërori. Por, për shumë tifozë djeg akoma plaga e dështimit, kurse për lojtarët ajo ka kaluar. Të paktën kështu duket në një foto të postuar nga mesfushori Mesut Ozil. Ai ishte një ndër lojtarët më të kritikuar gjatë Botërorit në skuadrën e Lëvit. Lojtari momentalisht ndodhet në një ishull të Greqisë së bashku me të dashurën e tij.

Në një “selfie” të publikuar në faqen e tij të “Instagram”-it ai është sulmuar nga shumë tifozë dhe ndjekës të tij. Një ndër komentet më spikatur ishte: “Vë bast që po kalon pushime të mira, gjithashtu dhe seksi duhet të jetë i mrekullueshëm. Do të doja të isha aty të shihja si e bën”, shkruante një fans i irrituar. Sigurisht, nuk kanë munguar edhe përgëzimet për foton nga shumë të tjerë. Ozil duket se, ashtu si në Botëror, nuk do të kalojë asnjë moment të qetë edhe tani që ndodhet me pushime.

Mesfushori duket se ka dalë nga zemrat e tifozëve gjermanë që para se të fillonte turneu. Ai së bashku me Gyndoan ishin protagonist në një foto me Erdoganin, presidentin turk që ndodhej në Londër për arsye pune. Populli dhe tifozët nuk i kursyen atëherë kritikat ndaj tij, por dhe sot ata vazhdojnë të mbajnë qëndrim për të dy. Gyndoan dhe Ozil janë vërshëllyer gjatë gjithë kohës që kanë qenë në fushën e lojës nga tifozëria e tyre. Kancelarja Merkel bëri thirrje për paqe, por kjo nuk ndodhi.

 

Related posts

DEKLARATA E LEGJENDËS SË FUTBOLLIT/ Rivaldo shprehet: Solari nuk është gati, ja çfarë trajneri i duhet Real Madridit

Isa.Autor

FORMULA 1/ Hamilton kriset me federatën, veprimi i pilotit habit të gjithë

Delo.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Spalletti arrin akordin me Milanin, por pengesë bëhet…

Delo.autor

Leave a Comment