Futboll La Liga Sport

PANORAMA E LA LIGA/ BARÇA favorite, REALI i frikshëm dhe surprizat Atletico, Sevilla, Valencia

Kampionati spanjoll do të ul siparin për sezonin e ri më 18 gusht. Liga që ka asgjesuar futbollin botëror do të vij ndryshe këtë sezon pasi në të do të mungojnë emra të mëdhej. Pa Ronaldon, Iniestën, Torres cilsia e futbollit iberik bie ndjeshëm. E megjithtë duhet të “flasë fusha” për të parë nëse do të vijoi dominimi apo jo.

Largimi i Ronaldos ka thyer shumë ekuilibra pasi madrilent humbasin terren me Barcelonën e Lionel Messit. Katalanasit tashmë duken super favorit për të vijuar dominimin në La liga. 5 herë kampionët e europës kanë arritur të transferojnë disa lojatar cilësor si brazilanët Malcom apo Arthur por edhe mbrojtësin Lenglet. Në radhët e trajnerit Valverde është larguar Paulinjo.Reali nga ana tjetër po mundohet të sjelli në madrid një kampion të madh, emrat më t nxehtë janë Hazard, Kane.

Ndërkohë, Atletico Madrid është gjithmonë aty për të rrezikuar Barcelonën dhe Realin. Skuadra e drejtuar nga Simeone është përforcuar në mesfushë me portugezin Gelson Martins. Los Kolchoneros kanë një ekip simpatik dhe mund të bëj befasin pasi në organikën e saj ka lojtarë të kalibrit botëror si Griezman, Godin apo Koke.

Valencia e cila ishte “hirushja” e kampiontit spanjoll sezonin e shkuar mund të rezervojë surpriza të këndshme pasi ekipi i Marselino Garsia Toral ka një sër talentesh.

Nuk ngelet pas Sevilla e cila ka një ecuri të suksesshme në kompeticionin Europa League. Në 5 vitet e fundit andaluzianët e kanë fituar 3 herë kompeticionin e dytë për nga rëndësia në futbollin europian për klube.
Ekipet e tjera që mund të jenë konkurues janë Vijarreali, Atletico Bilbao dhe Real Socedat.

Përgatiti:AlpeNews.al

Related posts

DORËZOHET BARCELONA/ Messi largohet në fund të sezonit. Ja te cila skuadër do vazhdojë karrierën…

Delo.autor

Madonna: Ja pse djali im zgjodhi Benficën, para Juventus apo Barcelonës…

Isa.Autor

CHAMPIONS/ Shikoni çfarë goli sajon Cuadrado ndaj Atleticos (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment