Futboll Sport

Pelè përgëzon Mbappe: Ke hyrë në klubin e më të mëdhenjve

Dy golat e realizuara ndaj Argjentinës e kanë bërë sulmuesin e PSG-së dhe kombëtares franceze Kylian Mbappe një ndër futbollistët më të mëdhenj të historisë. Ai është futbollisti i parë nën moshën 20 vjeç që realizon një dygolësh në Botëror që nga koha e Pelè (viti 1958), duke kaluar edhe mjaft legjenda. Dhe është pikërisht legjenda Pelè, që përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ka përgëzuar talentin francez.

“Përgëzime Kylian. Duke realizuar dy gola në një ndeshje në Botëror në një moshë kaq të re ke hyrë në histori dhe të siguroj që do të jesh në shoqëri të mirë. Të uroj fat për ndeshjet e tjera, me përjashtim në ndeshjen ndaj Brazilit”, ka qenë mesazhi që Pelè i ka dërguar sulmuesit e talentit francez. Mbappe, deri më tani ka realizuar 3 gola për Francën në Botërorin “Rusi 2018”, kandidat për “Këpucën e Artë”.

Related posts

NGRIHET PADI KUNDËR PILOTIT ANGLEZ/ Çështja e vdekjes së Emiliano Salas shkon në gjykatë

Delo.autor

STATISTIKAT/ Barcelona – PSV: Ja lojtari dhe dështimi i ndeshjes (FOTO)

Isa.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Teuta mposhtet me “POKER” nga Sheriff Tiraspol në “Niko Dovana”

Delo.autor

Leave a Comment