Futboll Premier League Sport

PLAS TEK MAN UNITED/ Klubi dhe lojtarët dalin kundër Mourinho, ata kërkojnë…

Situata te skuadra e Manchester United nuk është aspak e mirë në prag të fillimit të sezonit të ri, pasi lojtarët por edhe drejtuesit e klubit, nuk janë aspak të kënaqur me mënyrën se si trajneri Jose Mourinho po përgatit ekipin. Por edhe deklaratat e trajnerit portugez në lidhje me merkaton kanë krijuar jo pak polemika, ndërkohë që pas 10 ditësh do të nisë kampionati. Kritikat që Mourinho ka bërë në adresë të Valencia e Martial i kanë hedhur edhe më shumë benzinë zjarrit, aq sa mediat angleze mendojnë se mund të ketë edhe një shkarkim të trajnerit.

Francezi Anthony Martial, pas lindjes së djalit, nuk është rikthyer në stërvitje me skuadrën e Manchester, që ndodhet në Amerikë për një turne. Më pas kanë ardhur kritikat e trajnerit ndaj mbrojtësit Antonio Valencia e në fund edhe ankesat që ai ka për merkaton, pasi kërkon përforcime. Kjo situatë ka bërë që edhe drejtuesit e United të jenë të pakënaqur nga këto situata të krijuara, ndërkohë që debutimi ndaj Leicester në Premier League po afrohet (10 gusht).

Mourinho e nisi fazën përgatitore pa 17 lojtarë titullarë, për shkak të pjesëmarrjes së tyre në Kupën e Botës, madje disa nuk kanë ardhur ende, ndaj trajneri u ka kërkuar që të lënë pushimet dhe të nisin stërvitjen. Humbja e fundit 4-1 ndaj Liverpool në miqësore ka tensionuar situatën, pasi në fushë United nuk tregoi asgjë.

Related posts

Flet talenti që refuzoi Shqipërinë: Nuk jam shqiptar, jam shqiptar i Kosovës. Aty kam më shumë…

Q.Autor

KAMZA-PARTIZANI/ Përfundon ndeshja, miqtë i “falen” Bruno Telushit për 3 pikët

Isa.Autor

Dy largimet shokues të Mourinhos nga Manchester United

Sadik.Autor

Leave a Comment