Futboll Sport

PLAS tek Zvicra/ Kërkohet përjashtimi i lojtarëve me dy shtetësi. Çdo ndodhë me SHQIPTARËT?

Rasti i Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit ka futur Zvicrën në dilema. Federata Zvicerane e Futbollit po planifikon që të ndalojë në Kombëtare futbollistët me shtetësi të dyfishtë.

“Zvicra duhet t’i bëjë pyetjen vetes nëse duhet të ndalojë shtetasit e dyfishtë që të përfaqësojnë ekipin kombëtar të futbollit”, thotë Alex Miescher, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Zvicerane të Futbollit. Nga 12 mesfushorët dhe sulmuesit e përzgjedhur të Kombëtares aktuale të Zvicrës, 10 prej tyre kanë lindur në shtete të tjera ose kanë prindër që kanë emigruar në Zvicër.

Kjo dilemë e Federatës Zvicerane merr shkas nga shqiponja që bënë Shaqiri dhe Xhaka në ndeshjen Serbi-Zvicër, ku kjo e fundit fitoi 2-0 me golat e dy shqiptarëve. FIFA i dënoi me gjobë dy futbollistët shqiptarë të Zvicrës. “Ky incident tregon se ka një problem. Duhet të pyesim veten, a duam shtetas të dyfishtë”, tha Miescher.

Ai sugjeroi gjithashtu se Federata mund të ofrojë programin e saj mbështetës për futbollistët e rinj, vetëm nëse ata heqin dorë nga kombësia e dytë.

Sekretari i Përgjithshëm pranoi që Zvicra ka përfituar nga talenti i këtyre futbollistëve, por shtoi se nëse Shqipëria, Bosnja, Kroacia dhe disa vende afrikane marrin pjesë në Kupën e Botës në të ardhmen, mund të jetë rasti kur Zvicra thjesht stërvit dhe trajnon shumë lojtarë për shtetet e tjera.

Alex Miescher u shpreh se lojtarët e rinj i premtojnë Federatës Zvicerane se nuk do të largohen, por kur arrijnë moshën 21-vjeçare zgjedhin të përfaqësojnë një shtet tjetër.

Dhe këtu ai sjell shembullin e Ivan Rakitic, i cili ka lindur dhe është rritur në Zvicër, por tani luan për Kroacinë dhe është një nga lojtarët kryesorë.

Aktualisht, Federata Zvicerane e Futbollit, thotë Miescher, po mendon seriozisht idenë e përjashtimit nga Kombëtarja të lojtarëve me dy shtetësi ose të mbajnë vetëm një prej tyre.

Related posts

E PAPRITUR/ KOVAC në “fije të perit”: Ja emrat e mëdhenj për STOLIN e BAYERNIT

Isa.Autor

EPISODI QË NDODHI GJATË ZËVENDËSIMIT/ Gjesti ndaj tifozëve dhe trajnerit, merret masa e parë për Xhakën

Delo.autor

LIVE/ Nis takimi i Grupit H. Senegali dhe Japonia luajnë për maksimumin

Isa.Autor

Leave a Comment