Futboll Sport

POLEMIKA DHE DISKUTIME/ “Lamtumira” e Ozil ka habitur edhe Low, Erdogan i “puth sytë”

Vendimi i Mesut Ozil për t’u tërhequr nga kombëtarja e Gjermanisë ka befasuar trajnerin Joachim Low, i cili aktualisht ndodhet me pushime në Sardenjë.

Ai u habit kur pa postimin e mesfushorit që deklaronte fundin e aventurës me përfaqësuesen. “As trajneri i kombëtares, as unë dhe as pjesëtarët e tjerë të stafit nuk dinim asgjë për këtë vendim dhe e mësuam si të gjithë të tjerët në internet” – deklaroi Harun Arslan, menaxheri i trajnerit të Gjermanisë, në intervistë për “Bild”.

Ozil tha se po tërhiqej si pasojë e sjelljes raciste dhe diskriminuese nga gjermanët, për shkak të origjinës turke dhe pikërisht Erdogan ka dalë në krah të fantazistit: “Kam folur me të në telefon. Vendimi i tij është patriotik, dua t’i puth sytë. E përkrah vendimin e tij. Gjermanët nuk arrijnë të pajtohen me faktet.”

Related posts

Paris SG piketon dy mbrojtës anësorë për në merkaton e verës

Q.Autor

PAS SHORTIT NË CHAMPIONS/ Do ndeshet me Atletikon, ja çfarë thotë Alegri për duelin e madh…

Isa.Autor

ZBULON PRAPASKENAT/ Ish-mbrojtësi Stam: Më donin Juventus dhe Inter, ja pse zgjodha Milanin

Delo.autor

Leave a Comment