Futboll Sport

Portieri i Kroacisë shpërthen në lot gjatë konferencës për shtyp, ja arsyeja (VIDEO)

Të luash në një turne të rëndësishëm siç është Kupa e Botës është një ndjejnë vërtetë e veçantë. Këtë e kanë dëshmuar jo pak lojtarë që pasi kanë lënë gjurmë në turne janë shprehur mjaft të emocionuar. I fundit në radhë, por jo nga rëndësia është portieri i Monacos, Danijel Subasic i cili eliminoi “i vetëm” Danimarkën, duke i dhënë kombëtares së tij, Kroacisë një biletë për në çerekfinalen e Rusi 2018.

Pasi foli për kundërshtarin e radhës, Rusinë, ku vlerësoi të besuarit e Stanislav Cherchesov, shpërtheu në lot pasi gazetarët e pyetën për një element që portieri e quan “hajmali”.

“Do të jetë me siguri një lojë e vështirë, ata do të luajnë në shtëpi, do të kenë tifozët që i mbështesin ata. Ata janë një ekip i mirë, ata luajnë mirë dhe natyrisht do të jetë e vështirë, si çdo herë deri më tani.”-deklaroi gardiani kroat.

Ndërkohë, për sa i përket fanellës që Subasic mban në duar, ai theksoi se e mban për shkak të shokut të tij i cili ka ndërruar jetë, Hrvoje Custic. Pasi kujtoi ish-shokun e tij Subasic shpërtheu në lot.

Subasic e njohu Curtic te ekipi i Natalit, ndërsa vdiq në moshën 24-vjeçare pasi goditi kokën në një nga kangjellat pranë fushës gjatë një ndeshje dhe portieri gjithmonë mban një jelek në kujtim të tij.

Related posts

“SUPER MARIO” DREJT LARGIMIT NGA SERIE A/ Balotelli e mbyll aventurën tek Brescia, Raiola i gjen ekipin e ri

Delo.autor

SHËNOI GOL “MAGJIK” NDAJ MANCHSTER CITYT/ Njihuni me yllin shqiptar që u vlerësua si lojtari i muajit

Delo.autor

NUK E DINIM/ Nevina Shtylla zgjedh më të BUKRIN e Superiores, është futbollisti i…(FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment