Futboll La Liga Sport

Presidenti i La Liga zbulon arsyen e vërtetë të largimit të RONALDOS nga Real Madrid

Gjatë një eventi univeristar, presidenti i La Liga në Spanjë, Javier Tebas ka zbuluar arsyen e vërtetë të transferimit të Cristiano Ronaldo nga Real Madrid, te Juventus në Seria A, të Italisë. “Ronaldo u largua në Itali për arsye fiskale, për shkak të rregullave të reja, ai do të arkëtojë më shumë të ardhura sesa në Spanjë. Real Madrid e kishte shumë të vështirë të konkuronte me këtë fenomen, dhe ndonëse do të ketë patur edhe aryse të tjera, ky ishte një motiv madhor”, deklaroi Tebas.

Pikërisht në lidhje me fenomenin e largimit të yjeve nga Spanja, sikurse është edhe rasti i legjendarëve Andres Iniesta dhe Fenrnando Torres, që të dy të transferuar në Japoni, kreu i La Liga, Tebas deklaroi: “Disa vite më parë do të isha shqetësuar shumë për largimin e menjëhershëm të kaq shumë yjeve. Nëse shqetësimi do të përshkruhej në masë, atëherë mund të them 9/10. Por tani, me imazhin e markës që kemi, mund të them se shqetësohem vetëm 4/10”.

Related posts

“ÇËSHTJA MODRIÇ”/ Real Madrid do të bëjë një ankesë për agjentin e tij

Isa.Autor

PAS FITORES NDAJ SASSUOLOS/ Allegri: Ajo që vlen më shumë është fitimi i titullit kampion, duhet të…

Delo.autor

Një 19-vjeçar turpëron Luftëtarin, Ventspils fiton 5-0

Isa.Autor

Leave a Comment