Futboll Seria A Sport

Prezantohet Leonardo/ Drejtor sportiv i Milanit jep LAJMIN E KEQ për BONUCCIN

Ashtu si edhe u përfol disa ditë më parë ekipi i Milanit ka konfirmuar tashmë në rolin e drejtorit sportiv, ish –trajnerin Leonardo. Ndërkohë braziliani ka folur edhe në konferencë për shtyp duke shuar zërat për një ardhje të Kontes në Milano.

“Gattuso? Është i pari që u konfirmua nga Elliot, me Konte nuk kemi folur Gatuzo ka bërë mirë me skuadrën..
– Bonucci? Është një kërkesë e tij për të shkuar te Juventus të shohim së çfarë mund të bëjmë por nuk e kemi detyrim të shesim lojtarin..
– Maldini? Është miku im më i mirë një rikthim të tij do ta prisja me krahë-hapur..
– Lokateli? E mira do ishte të vazhdonte këtu por do të flas me lojtarin për ta kuptuar më mirë..
– Kaliniç? Janë disa tratativa që duhen vazhduar por për Kaliniç nuk është e interesuar vetëm Atletiko Madrid..
– Elliot? Kanë një projekt afatgjatë për të rikthyer Milanin në maja por duhet të respektojmë parametrat e Uefa-s në merkato..”- ka thënë Leonardo.

Related posts

DUAN TITULLIN/ Spalletti pret 2 “dhuratat” e fundit për mbyllur merkaton e Interit

Isa.Autor

Këputi ligamentet e gjurit/ Shkëndija humbet për një kohë të gjatë Radeskin

Isa.Autor

MEDIAT ITALIANE FAJËSOJNË SARRIN/ Muriqi me mendjen tek Mallorca: I lumtur për golin, por…

Delo.autor

Leave a Comment