Futboll Sport

Qëndrimi te Tirana, dyshja bardheblu “zvarrit” rinovimin

Parimisht dy futbollistët e Tiranës Asion Daja dhe Dorian Kërçiku janë pjesë e Tiranës për sezonin e ri, por praktikisht firma e tyre nuk konfirmon një gjë të tillë. Flitet për një kohë të gjatë se dyshja kryesore e ekipit bardheblu do të vazhdojnë sërish me 24-herë kampionët e Shqipërisë. Çdo gjë është gati për ta pasi dhe trajneri Ze Maria dhe bisedimet mes palëve kanë rezultuar bindëse, por Daja dhe Kërçiku vonojnë përgjigjen përfundimtare, pasi në momentet fundit mund të ndërrojnë mendje.

Nga ana tjetër Tirana vazhdon të jetë në ndjekje të mbrojtësit Vedat Berisha , por situata e krijuar te Vllaznia me të cilën lojtari është ende nën kontratë nuk e lejon të zgjidhë lirshëm transferimin e tij jashtë Shkodrës ndaj bardheblutë dhe Berisha duhet të presin zhvillimet te klubi kuqeblu.

 

Related posts

RASTËSI APO NJË SINJAL PËR TË ARDHMEN? Shikoni çfarë bën talenti Haaland gjatë stërvitjes me Norvegjinë (FOTO)

Delo.autor

VIDEO/ ‘Tronditet’ Reali, La Coruna në avantazh

Q.Autor

31 sponsorshipet që kanë bërë Cristiano Ronaldo-n atletin më të paguar në botë

Sadik.Autor

Leave a Comment