Futboll Sport

REUTERS E “KONFIRMON”: Ronaldo ka pranuar ofertë nga Juventusi…

Cristiano Ronaldo ka pranuar një ofertë për që e largon atë nga Real Madridi për tek kampionët e Italisë, Juventus, ka thënë një burim i afërt me lojtarin për agjencinë e lajmeve Reuters të mërkurën
Duket se kalimi i Ronaldos në Juventus është çështje e kryer.

Kjo pasi që për këtë ka shkruar edhe njëra prej agjencive të lajmeve më të njohura në botë për saktësi të lajmeve, Reuters.

Ronaldo, i cili ju bashkua Reali nga Manchester United në vitin 2008 për një marrëveshje rekord në atë kohë 80 milionë funte, është lojtari që ka shënuar më se shumti gola për klubin, 451 gola në të gjitha garat derisa ka fituar dy tituj të La Ligas dhe katër Liga të Kampionëve.

Pavarësisht rekordit të trofeve, megjithatë, pesë herë lojtari më i mirë në botë duket se nuk është i kënaqur me Realin dhe ka deklaruar disa herë këtë vit se dëshiron të largohet nga klubi.

Madje, këtë e kishte bërë vetëm pak minuta pasi kishte ngritur trofeun e Ligës së Kampionëve pasi Los Blancos mposhti Juventusin me rezultat 3-1, transmeton.

“Ishte bukur të luash për Real Madridin”, kishte thënë ai në stadiumin Olimpik të Kievit.

Ai ndezi zjarrin edhe gjatë paradës se fitimit të Ligës se Kampionëve gjatë paradës në Madrid ku kishte thënë para një turme të madhe të tifozëve: “Shihemi sezonin tjetër”.

Sulmuesi i Portugalisë u raportua se do të largohet nga Spanjë në fund të qershorit që u paraqit në lajmet e gazetës portugeze “Record” ku ai kishte deklaruar se është i palumtur me klubin.

Ai kishte thënë të njëjtën edhe më 2012 kur kishte deklaruar në një intervistë pas ndeshjes me Granadan: “Jam i mërzitur dhe klubi e di pse”.

Juventus ka refuzuar të komentojë kur është kontaktuar nga Reuters, derisa Real Madridi ka thënë: Komentet tona zyrtare bëhen nëpërmes kanaleve të mediave tona zyrtare.[

Real nuk ka lëshuar ndonjë deklaratë për Ronaldon në ueb-faqen e tyre, edhe pse para disa ditëve ata lëshuan një deklaratë që refuzonin disa lajme që lidhinin ata me ofertat e tyre që kanë bërë në drejtim të PSG’së për sulmuesin Neymar dhe Kylian Mbappe.

Gazeta spanjolle Marca shkroi të mërkurën që Ronaldo është i palumtur në Real sepse ata janë duke e kërkuar pasardhësin e tij dhe presidenti Florentino Perez publikisht kishte thënë se e do Neymar, ku i kishte thënë vitin e kaluar brazilianit se ai mund të vinte në Madrid për ta fituar çmimin prestigjioz, “Topi i Artë”.

Ronaldo ka shënuar dy gola kundër Juventusit në fitoren e Realit 4-1 në finalen e Ligës së kampionëve në vitin 2017 dhe më herët në këtë garë në çerekfinale ai shënoi një gol të mrekullueshëm me gërshërë ku tifozët e Juventusit e duartrokitën atë.

Ai shënoi edhe një gol nga pika e bardhë në kohën shtesë në Madrid për ta dërguar në gjysmëfinale Los Blancos.

Ronaldo bëri një fillim të mirë në Botëror në Rusi ku shënoi hat tri kundër Spanjës si dhe shënoi golin e fitores kundër Marokut. Por, ai humbi një penallti në barazimin me Iranin 1-1, derisa Portugalia u eliminua nga Uruguai 2-1 në 1/8 e finales.

Related posts

NDODH NË ANGLI/ FESTIMI më I SHËMTUAR në FUTBOLL, çudisin tifozët e… (FOTO)

Isa.Autor

TAKAJ NUK NDALET: Do fitojmë edhe trofeun e madh ndaj UEFA-s

Sadik.Autor

Penalltia e Realit përçan legjendat, nga Xherrard te Vieri e Ferdinand, ja ç’thonë ish-futbollistët

Sadik.Autor

Leave a Comment