Futboll Sport

Roma-Tottenham/ Anglezët s’kanë fituar asnjë ndeshje në Kupën e Kampionëve

Roma duhet të mësohet të jetoje pa portierin Alisson dhe mesfushorin Radja Nainggolan, të cilët janë shitur këtë verë, por ka disa arsye për t’u ndier mirë: mbi 100 milionë eurot e fituara nga shtija e dy lojtarëve dhe fakti se ka një skuadër të freskët për sezonin e gjatë që e pret.

Mëngjesin e së enjtes (04:00), verdhekuqtë do të përballen me Tottenham në International Champiojns Cup, me anglezët që nuk do të kenë dispozicion pothuajse të ekipin e parë. Portieri Lloris dhe gjithë mbrojtja e “Spurs” janë akoma me pushime për shkak të pjesëmarrjes në Botëror, ashtu si Mousa Dembele, Dele Alli, Eric Dier, and Harry Kane.

Christian Eriksen, Davinson Sanchez dhe Son Heung-Min janë grumbulluar, por ka pak mundësi që të luajnë në këtë takim. Këto dy skuadra janë ndeshur më parë, me Roma-n që ka fituar 3-2 në edicionin e vitit të kaluar të ICC-së.

Tottenham i ka humbur të katër ndeshjet që ka luajtur deri tani në këtë turne, ndërsa Roma nuk ka humbuar asnjë ndeshje të IÇ-së brenda kohës së rregullt që pas humbjes së pësuar kundër Inter në 2014-ën.

Related posts

“Meritat i shkojnë djelmoshave, atyre i duhet vetëm një shkëndijë të marrin flakë”

Q.Autor

Tifozja seksi e Manchester United ngre temperaturat në këto ditë të ftohta (FOTO)

Q.Autor

Leo Messi zbulon çfarë ka ndryshuar në stilin e tij të të luajturit

Q.Autor

Leave a Comment