Futboll Seria A Sport

RONALDO tek Juventus, Roma thumbon: “Messi është GOAT!” (FOTO)

Juventus sjell Cristiano Ronaldon në Itali. Roma përgjigjet në mënyrë indirekte duke u radhitur në krah të Lionel Messi. Vetëm dy minuta pas njoftimit të transferimit të portugezit të jashtëzakonshëm në Torino, klubi verdhekuq ka publikuar një postim në “Twitter”, shoqëruar me një kolazh fototsh të përqafimit mes legjendës së Romës, Francesco Totti dhe Lionel Messi me diçiturën: “The King of Rome and the GOAT (akronim Greatest of all times)”, që pëkthehet: “Mbreti i Romës dhe më i madhi i të gjitha kohërave”.

Një koment që merr shkas nga polemika e nisur në distancë mes dy futbollistëve që përpara fillimit të Kupës së Botës në Rusi, kur Messi u nominua më i miri i të gjitha kohërave nga revista Paper, shoqëruar me jë foto të tijën në kopertinë, me një cjap, që në anglisht quhet goat dhe korespondon me akronimin e “Greatest Of All Times”, ndërsa Ronaldo iu përgjigj duke përkëdhelur mjekrën pas golit të realizuar ndaj Spanjës. Një mesazh ky që ka bërë xhiron e botës në vetëm pak momente, duke marrë shaks mbi të gjitha nga momenti i publikimit të zgjedhur nga klubi roman, që me këtë postim ka thumbuar Juventusin dhe vetë CR7.

Related posts

MADHËSHTOR/ Rangers fitoi titullin pas 10 vitesh, shikoni festimin e veçantë të Gerard (VIDEO)

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Kriza ekonomike i detyron ekipet e mëdha të bëjnë aleanca. Ja shkëmbimet e bujshme që mund të ndodhin…

Delo.autor

BASKETBOLL/ Barcelona e CSKA Moskë korrin fitoret e radhës dhe dominojnë Euroleague

Delo.autor

Leave a Comment