Champions League Futboll Sport

Sfida Champions/ Kukësi luan për 1.4 milionë euro ndaj azerëve të Karabak

Kupat e Europës janë shansi i madh i klubeve shqiptare për të arkëtuar shuma të konsiderueshme, që jo vetëm rrisin buxhetin, por në njëfarë mënyre bëjnë rentabël bilancin e një sezoni. UEFA ka shtuar bonuset që jep pas çdo kualifikimi dhe deri më tani, Kukësi, që merr pjesë në turin e dytë të Ligës së Kampioneve, ka siguruar jo pak, por 940 mijë euro të ardhura.

Edhe nëse verilindorët dështojnë në vijim në Champions, por gjithashtu edhe në turin e tretë të Ligës së Europës, e kanë të sigurt bonusin prej 940 mijë eurosh. Por, tashmë në turin e dytë ndaj Karabak, skuadra e Armand Cungut luan për të kapur një tjetër bonus, që shkon 1 milion e 440 mijë euro nëse arrin kualifikimin dhe merr pjesë në turin e tretë të Ligës së Kampioneve. UEFA jep për pjesëmarrjen në turin e parë të Ligës së Kampioneve 280 mijë euro, ndërsa kësaj shume i shtohen edhe 380 mijë euro për turin e dytë. Nëse kualifikohet, atëherë shtohen edhe 480 mijë euro për turin e tretë. Më pas, në rast eliminimi në këtë raund, atëherë Kukësi shkon direkt në fazën “play-off” të Ligës së Europës.

Në rastin më të keq, edhe nëse dështon këtu, UEFA jep për klubet e eliminuara një shumë prej 300 mijë eurosh. Pra, në total kualifikimi ndaj Karabak do të vlente 1 milion e 440 mijë euro, një shifër e paparë ndonjëherë për një klub si Kukësi. Viti 2017 është i artë për verilindorët, edhe për faktin se kanë arritur të shesin lojtarë si Sindrit Guri dhe Elis Bakaj.

Related posts

Masa të rrepta, në Rusi policia ka të drejtën të qëllojë me snajper

Sadik.Autor

BRAKTISI SHQIPËRINË/ ITALIA rrëmben portierin “SHQIPONJËN” dhe e ul në stol

Isa.Autor

Lojë spiunësh te Real Madridi, Zidane është në panik

Sadik.Autor

Leave a Comment