Futboll La Liga Sport

S’ka më yje në Madrid? Presidenti i Realit “gjen” çelësin e suksesit të spanjollëve

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez duket se ke hequr nga projekti për të sjellë emra të bujshëm në “Santiago Bernabeu”. Kampionët në fuqi të Europës në këtë moment synojnë të ndërtojnë një skuadër me yje më të mirë të momentit me Eden Hazard, Kylian Mbappe dhe Thibaut Courtois.

Por madrilenët kanë prezantuar deri më tani emra jo të rëndësishëm, por që vlerësohen për atë çfarë mund të japin në të ardhmen. Vinicius Jr., Andriy Lunin dhe Rodrygo janë prurjet e reja të Realit në këtë sezon dhe në prezantimin e portierit ukrainas Lunin Perez ka theksuar se klubi do të fokusohet te produktet e reja të futbollit.

“Pak nga pak ne po hedhim bazën për ekipin aktual dhe të ardhmen. Duam të inkorporojmë talentet e rinj që duhet të ndërtojnë të ardhmen, lojtarë që aspirojnë maksimumin. Pas sukseseve të fundit, ne do të vazhdojmë t’i qëndrojmë besnik mënyrës së të kuptuarit të sportit që na ka dhënë shumë sukses.”, deklaroi biznesmeni 71-vjeçar.

Related posts

PAS HUMBJES NDAJ FLAMURTARIT/ Trajneri Gjoka: Nuk patëm fat për të shënuar, më vjen…

Delo.autor

DERBI I KRYEQYTETIT LË PASOJA/ Dy skuadrat humbin futbollistë për javën e ardhshme

Delo.autor

NDËRTHURJA E TRADICIONALES ME MODERNEN/ Klubi i Premier prezanton “fortesën” e re “high-tech” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment