Futboll Historiku Sport

SPECIALE/ Botërori 1986: Maradona dhe Argjentina, “mbretër” të botës (FOTO+VIDEO)

Kampionati Botëror i vitit 1986 do të kurorëzonte Argjentinën dhe “mbretin” e ri të futbollit, Diego Armando Maradonën si kampionë, në një turne spektakolar, i cili nisi jo pa vështirësi, madje me shumë hije dyshimi mbi organizimin e tij. FIFA ia kishte deleguar Kolumbisë të drejtën e organizimit të këtij evenimenti magjik, por në vitin 1983 erdhi vendimi zyrtar që organizimi i Kupës së Botës të kalonte në Meksikë. Meksika e pranoi me kënaqësi këtë “trashëgimi”, sepse u bë shteti i parë në botë që e mirëpriste dy herë organizimin e këtij turneu magjik.

Finalja – Argjentina e nisi ndeshjen mjaft mirë, duke mbyllur pjesën e parë 1-0, falë golit të Braunit, por në pjesën e dytë dyfishon në të 55-tën me Valdanon dhe e quan ndeshjen të mbyllur përpara kohe. Gjermania në dukje e humbur shndërrohet në një përbindësh, kur brenda gjashtë minutave (74-80) barazon shifrat me Rumenigen dhe Fëlerin. Shpresat për një përmbysje rriten, por djemtë e drejtuar nga Bekenbauer lëshohen më shumë seç duhet në sulm dhe 7 minuta nga fundi ndëshkohen nga Burruçaga, që i dhuron Argjentinës titullin e dytë botëror, pas atij të fituar në vitin 1978.

Kundër Maradonës, komplot për të mos e grumbulluar
E habitshme, por e vërtetë. Me rastin e Botërorit 1986, Federata Argjentinase e Futbollit kishte organizuar një komplot kundër Diego Armando Maradonës. Pasi kishin rënë në dijeni që lojtari ishte bërë vartës i drogës, i kokainës, drejtuesit e futbollit argjentinas nisën t’i bënin presion trajnerit Karlo Bilardo. Gjithsesi, Diego Maradona e nderoi Bilardon dhe mundi ata që e urrenin, duke fituar thuajse i vetëm Botërorin 1986. Për më shumë, ai i largoi hijet e kritikave dhe problemet me drogën me dy episode që do të ngelen përjetë në historinë e futbollit. Diego Armando Maradona u bë “Dora e Zotit” falë golit të tij shumë të diskutuar ndaj Anglisë, por u shenjtërua edhe si ai që ka shënuar golin më të bukur të shekullit, mbase edhe të historisë së futbollit, duke fluturuar me topin në këmbë për më shumë se 70 metra dhe dribluar saktësisht 6 angleze dhe mbi të gjitha e ka kontrolluar topin vetëm me këmbën e majtë.

Geri Lineker, “Këpuca e Artë” e kompeticionit
Sulmuesi i Kombëtares angleze, Geri Lineker, nuk mundi dot të gjejë rrugën e rrjetës në dy ndeshjet e para. Gjithsesi, ai arriti të dalë golashënuesi më i mirë i kompeticionit. Tre gola kundër Polonisë, dy kundër Paraguait dhe një kundër Argjentinës mjaftuan që ai të linte pas vetes me 5 gola Maradonën, Karekën dhe Butragenjon.

Përgatiti:AlpeNews.al

Related posts

E BUJSHME/ Carragher s’dëshiron t’i dhurohet Liverpoolit titulli i Premier, ja arsyeja

Delo.autor

“LIVERPOOLI ËSHTË FAVORIT PËR TË”/ Insiston ish-menaxheri i “Të Kuqve” Souness

Delo.autor

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Manchester United mposht Fulham dhe ngjiten në vendin e katërt në Premier

Delo.autor

Leave a Comment