Futboll Premier League Sport

TJETËR REKORD/ Man United ofron 75 milionë euro për mbrojtesin anglez

Harry Maguire është i bindur se do të transferohet në Old Trafford në dy javët e ardhshme, por mbrojtësit e Manchester United nuk do t’i hapin rrugë.

Qendërmbrojtësi i Anglisë Maguire është në krye të listës së Mourinho-s këtë verë, me United që është gati të paguajë deri në 75 mln euro.

Gjithsesi, Leicester City mund të kërkojë edhe më shumë për lojtarin i cili i ka kushtuar vetëm 20 mln euro verën e kaluar kur mbërriti nga Hull City.

Dhe Mourinho-s i është thënë nga klubi që duhet të shesë një nga pesë mbrojtësit për t’i hapur rrugë 25-vjeçarit. Përveç Eric Bailly, Smalling, Jones, Rojo dhe Lindelof mund të sakrifikohen.

Vetë trajneri i Anglisë preferoi Maguire në vend të Smalling për shkak të aftësive teknike të lojtarit të Dhelprave.

Related posts

“PO SHOH ME INTERES…”/ Fury s’heq dorë nga “dopieta” me Joshua, publikon listën me 5 duelet e fundit

Delo.autor

Konfirmohet interesimi i Chelsea për Ruganin

Sadik.Autor

ZHDUKJA E EMILIANO SALA/ Pas pezullimit, nisin kërkimet nënujore për futbollistin (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment