Champions League Futboll Sport

Trajneri i Karabakut “ngacmon” Cungun: Le të luajnë në mbrojtje, ne e mbyllim për 90 minuta

Kurban Kurbanov ka dalë në konferencë për shtyp para ndeshjes së ditës së nesërme, ku Karabaku do të përballet me Kukësin në kuadër të turit të dytë të Champions League. Trajneri i skuadrës azere ka theksuar se verilindorët do të luajnë në mbrojtje, megjithatë është i bindur në suksesin e ekipit të tij. Para medieve, Kurbanov është shprehur:

“Ne do të luajmë një ndeshje shumë të rëndësishme, por nuk do të japim gjithçka, edhe pse duhet të jemi shumë të kujdesshme. Duhet të jemi të durueshëm dhe të mos kalojmë në aventurë. Skuadra është gati për këtë sfidë.

Kundërshtari nuk i mungon besimi dhe do të jetë përgatitur mjaft mirë për këtë ndeshje. Do përpiqemi të marrim një rezultat pozitiv, por ne e dimë se do të kemi një kundërshtar ndryshe nga ndeshja e një jave më parë dhe ne duhet të jemi gati për çdo surprizë.

Është bërë e zakontë që skuadrat luajnë në mbrojtje ndaj nesh në ndeshjet e fundit, por mua nuk më intereson kjo gjë.

Ata do përpiqen që të neutralizojnë sulmet tonë, por jam i bindur se do të fitojmë bindshëm dhe me shumë gola. Duhet të sulmojmë gjatë gjithë kohës dhe nuk duhet t’u krijojmë hapësira. Kam besim se ndeshja do të zgjidhet brenda 90 minutave. Unë besoj se kësaj radhe do të luajmë futbollin që unë kërkoj”, ka përfunduar ai.

Related posts

Nëse Luis Enrique shkon te Chelsea, transferimi i tij i parë do të jetë Suarez

Q.Autor

TIFOZËT E VARDARIT SHKAKTOJNË POLIMIKA/ Shikoni fendojnë shqiptarët me kore të rënda raciste (VIDEO)

Delo.autor

James, kundër kthimit në “Bernabeu”: Sa mirë te Bayerni, dua të qëndroj këtu!

Sadik.Autor

Leave a Comment