Futboll Sport

United heq Martial nga merkato, propozon rinovimin e kontratës

Manchester United është gati t’i propozojë rinovimin edhe me një vit të kontratës mesfushorit francez Anthony Martial, duke konfirmuar idenë për ta mbajtur edhe për një vit futbollistin 22-vjeçar. Martial nuk ka patur shumë hapësira te skuadra e United sezonin e kaluar dhe kohët e fundit është përfolur shpesh për një transferim të tij, por drejtuesit e “djajve të kuq” kanë kërkuar shifra të larta për ta lënë të lirë lojtarin.

Por mediat britanike bëjnë me dije se trajneri Jose Mourinho ka dëshirë ta mbajë edhe një sezon lojtarin, pasi mendon se mund të shpërthejë dh eta lërë të lirë pas një viti. Kjo situatë ka prishur disi planet e francezit, që është i pavendosur nëse do të qëndrojë në “Old Trafford” apo do të largohet edhe pse ofertat nuk kanë munguar. Chelsea, Bayern dhe PSG janë tri skuadrat që e kanë kërkuar më shumë lojtarin, që nuk ishte në Botëror.

Related posts

LOJTARI PREMTUES/ Talenti i kombëtares turke, drejt transferimit te Sociedadi

Isa.Autor

EUROPA LEAGUE/ Kukësi nuk ia del dot, gjermanët e eliminojnë me “POKER” në “Air Albania”

Delo.autor

KORONAVIRUSI NË SERIE A/ Sampdoria, 4 futbollistë të tjerë me epidemi

Delo.autor

Leave a Comment