Futboll Sport

Vera e begatë e Kukësit, suksesi në Europë i shton “luksin” verilindorëve

Kukësi ka shansin më të mirë për përparuar në Champions League këtë vit nisur nga shorti që i vendosi përballë kampionëve të Maltës Vallettan. Jo vetëm në aspektin sportiv, por dhe në atë financiar edicioni i ri i Champions League i ka shtuar pretendimet e drejtuesve të klubit kuksian.

Formula për përfitimet financiare ng pjesëmarrja dhe kualifikimet në Champions dhe Europa LEAGUE favorizon shumë ekipet e vogla të Europës pasi buxheti i tyre mund të shtohet shumë nëse skuadra kalon me sukses fazat graduale drejt pjesëmarrjes në fazën finale të turneve.

Nëse Kukësi nuk ia del as në raundin e parë eliminator të Champions League dhe Europa League ka të siguruar 540 mijë € (280 mijë për të parën dhe 260 mijë për të dytën). Nëse verilindorët kualifikohen me sukses në raundin e dytë ata përfitojnë plot 960 mijë € (280 mijë për pjesëmarrje, 380 mijë për kualifikimin në raundin e dytë dhe 300 mijë për kualifikimin e hipotekuar në fazën play-off të Europa League).

Kualifikimi në Europa LEAGUE shumëfishohet në 2.92 milionë €, një shifër relativisht e madhe për ekipin e Kukësit. Por “kompeticioni” financiar kushtëzohet dhe nga rezultatet e ekipit që mund të kontribuojnë maksimalisht në forcimin e financave të klubit.

Related posts

Rivalitet edhe në tribuna/ Gratë e futbollistëve të gjitha kundër…GEORGINËS (FOTO)

Isa.Autor

Golat më të bukur të Messit, në kampionatin spanjoll për sezonin 2017-2018-të (VIDEO)

Sadik.Autor

SUPERLIGA E TURQISË/ Muriqi: S’ka rëndësi nëse nuk shënoj, me rëndësi është fitorja

Delo.autor

Leave a Comment