Cudirat e Boterorit Futboll Sport

Ylli i Kroacisë provokon Rusinë dhe Putin, rrezikon skualifikimin (VIDEO)

“La Vida Loca” këtë herë mund të ketë qenë më e çmendur se duhet. Dakord që Domogoj Vida nuk është saktësisht një tip i qetë, duke parë aventurat e tij mes birrave, qenve për stërvitje dhe gjakderdhjeve pas një përplasjeje në fushën e lojës. Por gjatë festimeve për kualifikimin në gjysmëfinalen e Botërorit (që, sa për t’ia kujtuar mbrojtësit kroat, zhvillohet në Rusi), njeriu i ndeshjes së luajtur kundër vendasve ka menduar të krijojë një incident diplomatik me Putin. Një frazë e tepërt që mund t’i kushtojë gjysmëfinalen me Anglinë.

Çfarë ka ndodhur? E ka zbuluar “The Sun”, që ka bërë të ditur se Vida dhe Ognjen Vukojevic, pjesëtar i stafit të Dalic, kanë bërë një festim shumë politik. Në videon e postuar në YouTube, që tani po bën xhiron e rrjeteve sociale, qendërmbrojtësi i Besiktas ka thirrur “Lavdi Ukrainës”.
Një ide aspak e mirë, duke parë se ndodhet në Rusi.

Akoma më keq nëse fraza në fjalë është slogani i forcave nacionaliste që janë kundër Putin në një konfliktin që zgjat prej disa vitesh mes dy kombeve. Po pse është thënë kjo frazë? Vida dhe Vukojevic kanë luajtur të dy në Ukrainë, te Dinamo e Kievit. Mbrojtësi ka shpjeguar se bëhej fjalë vetëm për një tallje, që i dedikohej miqve në Kiev. Por, FIFA mund të mos jetë e bindur nga ky shpjegim dhe mund të vendosë ta ndëshkojë kroatin.

Në fakt, sipas “The Sun”, federata ndërkombëtare e futbollit ka nisur hetimet në lidhje me këtë çështje, ashtu siç ka bërë me Sahqirin dhe Xhakën për gjestin e shqiponjës, të cilët ia kanë hedhur me një gjobë.
Problemi këtu është se Vida ka prekur direkt interesat e vendasve. Televizionet ruse kanë reaguar ndaj videos dhe kroati mund të mos ia hedhë si dy yjet e Zvicrës, duke rrezikuar të humbasë gjysmëfinalen e arritur edhe falë golit dhe penalltisë shumë të rëndësishme të realizuar nga vetë ai.

Related posts

PO BËHET VIRALE/ “Jashtëtokësori” dhe një “cicërimë” që bëri të çmenden tifozët

Delo.autor

MILAN I PAPËRMBAJTSHËM/ Pas një kundësulmi “vrastar”, sulmuesi Leao ndëshkon Atalantën (VIDEO)

Delo.autor

Hazard ‘josh’ gjigandët europianë, United rivalizon Realin

Q.Autor

Leave a Comment