Futboll Seria A Sport

Zërat për transferimin e Cristiano Ronaldos, “çmenden” aksionet e Juves në bursë

Nëse Cristiano Ronaldo transferohet te Juventus klubi italian absolutisht do përfitojë më shumë sa i përket marketingut, biletave e detajeve të tjera.

Gjithsesi edhe pse ende nuk ka asnjë konfirmim Juventus ka nisur të përfitojë nga ‘ylli’ portugez vetëm për shkak të thashethemeve. Këtë e konfirmon bursa e ditës së sotme e cila konstaton se aksionet e ‘zonjës së vjetër’ kanë pësuar rritje të ndjeshme vetëm si pasojë e mundësisë se fituesi i 5 herë “Topit të Artë” mund të transferohet në Torino.

Mediat italiane shkruajnë se në bursën e Milanos aksionet kanë pësuar një rritje prej 5,89%, ndonëse siç u tha më sipër nuk kanë asnjë garanci që marrëveshja në fund të realizohet.

Në fakt sinjalet e para u dhanë që ditën e djeshme kur aksionet e klubit bardhezi e mbyllën me +3,2% praninë në bursë, në atë që ishte rezultati më i mirë i Juventusit në katër muajt e fundit.

Sot, me përsëritjen e zërave dhe faktin se ato nuk u përgënjeshtruan nga palët, bursa ka pësuar një tjetër hov të rëndësishëm, duke vendosur një rekord të ri për Juventusin, i cili po përfiton në këtë mënyrë thjesht nga thashethemet rreth yllit portugez.

Related posts

NJË LIDER I MADH/ CANA jep mesazh të fortë mbështetjeje për SHQIPTARËT e Maqedonisë (VIDEO)

Isa.Autor

KUALIFIKIMI NDAJ LIVERPOOL/ Diego Costa tallet keq me Koronavirusin pas përfundimit të ndeshjes (VIDEO)

Delo.autor

REY MANAJ MBETET NË SERIE A/ Spezia do të blejë kartonin nga Barcelona për 2.7 mln euro

F.autor

Leave a Comment