Futboll Sport

ZYRTARE/ Cristiano firmos me Livornon në Serie B (FOTO)

Klubi italian i Livornos ka zyrtarizuar trajnerin e ri të skuadrës, Cristiano Lucarelli. Por, pas këtij zyrtarizim, klubi nuk ka mbetur pa thumbuar as yllin portugez Cristiano Ronaldo, i cili mund të jetë futbollisti më i ri në Seria A, pasi përflitet për një marrëveshje me skuadrën e Juventusit.

Në një deklaratë për faqen zyrtare të Livornos konfirmoi se Lucarelli do të trajneri i klubit në sezonin e ardhshëm, por llogaria e tyre në Tëitter mori një qëndrim të pacipë, duke shkruar “ka vetëm një Cristiano” dhe e kemi atë!

42-vjeçari është një legjendë e Amaranto, duke shënuar 92 gola në vetëm 145 paraqitje për skuadrën në mes të vitit 2003 dhe 2007, madje edhe duke përfunduar sezonin 04-05 në Serie A.

Ai gjithashtu shënoi tre herë në gjashtë ndeshje për Italinë, si dhe është aktivizuar me skuadra si Torino, Shakhtar Donetsk, Parma dhe Napoli.

Në sezonin e ri, Livorno do jetë pjesë e kategorisë së dytë italiane, Serie B.

Related posts

MOVIOLA/ Gol i rregullt i mohuar dhe penallti e padhënë, gjyqtari “masakron” Tiranën në Laç (VIDEO)

Isa.Autor

Mezani: Tashmë jemi në Europë, finalen e Kupës e luajmë pa presion

Sadik.Autor

GARAT E XHUDOS “MINSK 2019″/ Nora Gjakova favorite në Lojërat Europiane

Delo.autor

Leave a Comment