Futboll Premier League Sport

ZYRTARE/ Leicester City ofron 30 mln euro për yllin e Barcelonës

Leicester City ka ringjallur interesin për kolumbianin e Barcelona-s Yerry Mina. Dhelprat janë përfolur shpeshherë për interesin e madh që kanë shfaqur për mbrojtësin 23-vjeçar përpara se ai të kryente transferimin e tij me vlerë 12 mln euro në Camp Nou nga Palmeiras i Brazilit në janar.

Gjashtë muaj më pas, Barça është gati ta largojë, me Leicester, West Ham dhe Averton që kanë ofruar 30 mln euro, raportohet në mediat spanjolle. Mina ka shkëlqyer në Kupën e Botës, duke shënuar tre gola me kokë, jo keq për një mbrojtës.

Megjithëse është një lojtar premtues, Barcelona e sheh si të tepërt dhe trajneri Valverde nuk është i bindur nga loja e tij me topin në këmbë.

Për më tepër, Barça sapo ka blerë qendërmbrojtësin Lenglet nga Sevilla për 35 mln euro dhe kërkon ta kompensojë me shitjen e kolumbianit.

Related posts

Balotelli poston video në Instagram me golat e tij më të mirë, kërkon kthimin te Italia?

Q.Autor

Milani fillon përgatitjet, Gattuso flet për ndryshimin e pronësisë

Isa.Autor

IA KALON PORTIERIT KEPA/ Ja si Kushëriri i Eto’o-s shan e kërcënon trajnerin (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment