Futboll Premier League Sport

A ka më vend për OZILIN tek ARSENALI/ Trajneri Emery zbulon të vërtetën

Fitorja e parë e Arsenal në kampionat përkoi edhe me lënien jashtë skuadre të Mesut Ozil. Por trajneri Unai Emery thotë se mesfushori gjerman nuk luajti kundër West Ham pasi ishte i sëmurë dhe jo sepse ishte përjashtuar nga skuadra.

Trajneri spanjoll ka kritikuar publikisht më parë Ozilin për mungesën e përkushtimit në mbrojtje dhe u duk mjaft i kënaqur me Aaron Ramsey në pozicionin organizatorit, duke ditur edhe lojën më fizike të uellsianit.

Të premten vetë gjermani i tha trajnerit se ishte i ftohur dhe se nuk mund të luante, ndërsa Emery e këshilloi që të vinte në stadium vetëm nëse do të ndihej më mirë. Dhe në fakt, mesfushori ishte i pranishëm në “Emirates” por jo në stolin e rezervave. Sëmundja e bën edhe më të paqartë situatën e lojtarit, pasi ai rrezikonte gjithsesi të luante, pavarësisht se trajneri spanjoll përpiqet të mos bëjë shumë zhurmë.

“Ai ishte sëmurë dhe nuk luajti për këtë arsye, por ishte me ne në stadium. Nuk kam asnjë problem me lojtarin, për gjengjen e tij shëndetësore mund të flasë më mirë mjeku”, tha Emery.

Por deklarata qetësuese nuk mund të fshehë faktin që pavarësisht se Arsenali rinovoi me gjermanin deri në vitin 2021, forma e tij fizike ngre dyshime të mëdha nëse mund të përballojë nivelin e antagonizmit në Premier League.

Vetë Emery lavdëroi së tepërmi zëvendësuesin e Ozil, Ramsey, i cili të shtunën luajti titullar në të njëjtin pozicion. “Ai punoi për 90 minuta, punoi në çdo moment që skuadra kishte nevojë për të dhe mendoj se përvoja dhe karakteri i tij janë shumë të nevojshëm për ne. Lojtarët e tjerë nuk e kanë të vështirë t’ia pasojnë topin në një moment të vështirë, pasi ai ka personalitet në fushë”.

Related posts

Befasi e madhe në formacionet zyrtare të ndeshjes Sassuolo – Inter (FOTO)

Isa.Autor

NDIZEN POLEMIKAT/ Sllogani diskriminues për futbollin e femrave shkakton telashe të mëdha te klubi Europian, ja çfarë ndodhi…

Delo.autor

“DUA TË JEM NË KATAR”/ Eriksen do Botërorin, një kandidat surprizë hyn në garë për mesfushorin

Delo.autor

Leave a Comment