Futboll Sport

Abazaj nuk jep siguri si titullar/ Klubi belg merr vendimin e rëndësishëm për SHQIPTARIN

Kristal Abazaj ishte një nga lëvizjet e bujshme që ndodhi në vendin tonë pak muaj më parë. Ish-sulmuesi i Luftëtarit u ble nga Skënderbeu, skuadër ku nuk luajti asnjë ndeshje për të kaluar më pas në Belgjikë te Anderlehti.

Edhe pse askush nuk dyshon në aftësitë e elbasanasit, në kampionatin belg 22-vjeçari është gjendur disi në vështirësi për shkak se nuk po gjen dot vend si titullar në skuadrën e re. Në këto kushte, drejtuesit e klubit të Anderlehtit kanë gjetur një formulë.

Duke patur parasysh se askush nuk dëshiron ta spostojë Abazajn apo të lojtarë të tjerë te skuadra e të rinjve, është menduar të zhvillohen disa miqësore me ekipet e kategorisë së dytë dhe të tretë në Belgjikë. Lojtarët do kenë mundësinë të mos humbasin formën e tyre fizike dhe mbi të gjitha të bindin trajnerin për të marrë më shumë minuta me Anderlehtin.

Related posts

Lamtumirë Bayern Munich, Vidal kthehet në Serie A?

Sadik.Autor

NDESHJA ME LIVERPOOL/ Lampard: Do na duhet të ndryshojmë qasjen me…

Delo.autor

SKANDAL NË GANË/ Ndeshja e trukuar, por lojtari shënon dy gola me vullnet për të prishur bastet (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment