Futboll Seria A Sport

ANKTHI I SUPERSFIDËS/ Inzaghi: RONALDOS do t’i rezervojmë një “trajtim special”

Shorti i kampionatit nuk ka qenë aspak i mirë për skuadrën e Lazio, që pasi i mund 2-1 nga Napoli një javë më parë të shtunën do të duelojë ndaj Juventusit. Pra, në dy javët e para dy ndeshje me dy ekipet më të mira të Serisë A. “Jemi të gjithë të qetë edhe pse humbja ndaj Napolit nuk pritej, pasi meritonim të paktën një barazim. Megjithatë, ajo ndeshje i përket së shkuarës dhe tani jemi përqendruar te sfida me Juventusin”, tha Simon Inzaghi, trajnerik i Lazio.

Lazio do të luajë në fushën e Juventusit, sfidë ku Cristiano Ronaldo do të debutojë para publikut bardhezi. “Juve është një ekip i madh edhe pa Ronaldo dhe Allegri është një trajner fitues. Vjet fituam dy herë ndaj tyre, shpresoj që edhe këtë vit të përsëritim të njëjtin rezultat. Ronaldo do të jetë i mbikëqyruri ynë kryesor, lojtarët do t’i rezervojnë një trajtim special në fushë. Është më i forti në botë, ndaj do ta kemi nën kontroll edhe pse te Juvja të gjithë janë kampionë”, tha Inzaghi.

Më tej, trajneri lazial shton: “Le të shpresojmë që Juvja të jetë në një ditë të keqe, por edhe ne duhet të bëjmë një ndeshje të madhe. Zakonisht këto ndeshje janë të mira për Lazio, lojtarët kanë besim dhe në Torino do të btregojmë se sa vlejmë. Nuk duhet të përsërisim abimet që bëmë ndaj Napolit”, u shpreh Inzaghi, që konfirmon se do të luajë me skemën 3-5-2, duke rikuperuar leiva dhe Lulic.

Related posts

“GOLDEN FOOT AWARD”/ Fitohet vetëm 1 herë në karrierë, Cristiano Ronaldo merr çmimin special

Delo.autor

MOS E HUMBISNI/ Ter Stegen shpëton Barçën me pritjen e vitit (VIDEO)

F.autor

“FITORJA E SHAQIRIT”/ Trajneri i Belgjikës, Martinez: Ne harruam të mbrohemi ndaj Zvicrës

Isa.Autor

Leave a Comment