Futboll La Liga Sport

Atl Madrid nuk dorëzohet për Filipe Luis, kërkon një MAL ME PARA nga PSG

Atlético nuk ka ndërmend të dorëzohet për Filipe Luis, ndonëse disa prej tyre e konsiderojnë të mbyllur transferimin e futbollistit te PSG. Atlético nuk dëshiron të privohet nga futbollisti dhe do të vazhdojë të ruaj të njëjtin qëndrim deri në fund, ndonëse vetë futbollisti ka arritur marrëveshjen me klubin francez. Filipe Luis është një futbollist i kuotuar, dhe pavarësisht moshës së tij, 33-vjeç, ai është një prej futbollistëve sallaks më të mirë në botë. Prandaj, nëse PSG vërtetë e dëshiron atë atëherë duhet të jetë gati të harxhojë para, dhe nuk bëhet fjalë për 5 milionë. Sikurse është bërë me dije, Atletico Madrid e ka vlerësuar futbollistin e vet në kuotën e 30 milionë euro. Nëse do të ketë një marrëveshje, dhe nëse ajo nuk do të jetë në atë shumë, atëherë patjetër që do të vërtitet rreth asaj kuote.

Atletico është e ndërgjegjshme se PSG, nën presion, po sheh për kandidatë të tjerë, por klubi nga Madrid po has vështirësi në transaksione të rëndësishme të kësaj vere. Prandaj, Atletico Madrid e ka të qartë, Filipe nuk do të lëvizë nëse nuk bëhet fjalë për një shumë të konsiderueshme. Në klub mendohet se futbollisti, me sjelljen e tij nuk po shpërblen me të njëjtën monedhë, sikurse klubi në trajtimin e tij. Cerezo deklaroi përpara ndeshjes me Valencian se e marta konsiderohet vendimtare: “Të martën do të shihet se çfarë do të ndodhë në botën e Atletico”.

Related posts

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Pochettino gjen zëvendësuesin e Harry Kane, tenton sulmuesin e Liverpoolit…

Delo.autor

VLLAZNIA-PARTIZANI/ Pritet një sfidë e “luftuar” nga të dyja skuadrat në “Loro Boriçi” (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

ELOZHE PËR FUTBOLLISTIN E RED DEVIL/ Saha: Martial të qëndrojë, nëse dëshiron të fitojë trofe me United

Isa.Autor

Leave a Comment