Futboll Premier League Sport

AUTOGOLI REZULTON VENDIMTAR/ Chelsea ruan “perfeksionin” dhe arrin Liverpool në krye (VIDEO)

Chelsea ka fituar 2-1 ndaj Newcastle dhe ndan vendin e parë të Premier League, bashkë me Liverpool e Watford, si të vetmet ekipe që i kanë fituar të tre ndeshjet e para.

Ndeshja në “St.James Park” ishte shumë e luftuar dhe aspak e lehtë për të besuarit e Sarri, trajneri i ardhur nga Napoli, që e ka nisur me këmbë të mbarë kampionatin anglez.

Gjithçka ndodhi në 15 minutat e fundit.

Chelsea kaloi në avantazh 15 minuta para fundit, kur Marcos Alonso fitoi penalltinë që e shndërroi në gol Eden Hazard. Ky ishte goli numër 70 për belgun me fanellën “blu”, vetëm Lampard (147) dhe Drogba (104) kanë shënuar më shumë.

Gjithsesi, vetëm shtatë minuta më vonë, Joselu, i vodhi kohën David Luiz dhe tundi rrjetën me një goditje të saktë me kokë, duke vënë baraspeshën, pas një krosimi të ardhur nga Yedelin.

Kur kishin mbetur edhe tre minuta lojë, DeAndre Yedlin devijoi në portën e tij një goditje nga Alonso, duke i dhënë mundësinë Chelsea të festojë një sukses shumë të rëndësishëm jashtë fushe.

 

Related posts

Pjesa e parë/ Shumë e thjeshtë për Barçën, e ka Kupën e Mbretit në dorë

Sadik.Autor

MOVIOLA E DERBIT PARTIZANI-DINAMO/ Vendime të drejta, “Demave të Kuq” iu anulua një gol (VIDEO)

Delo.autor

DO E BESONI? Ky lojtar është më i mirë se CR7 në akademinë e Sportingut

Delo.autor

Leave a Comment