Futboll La Liga Sport

BARCELONA ngre trofeun e radhës, MALCOM “luftë” me DEMBELEN (VIDEO)

Barcelona ka fituar trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Këtë vit skuadra që vizitoi “Camp Nou”, ishin kampionët e Argjentinës Boka Xhuniors. Mysafirët nga Amerika e Jugut ishin të pafuqishëm përballë ekipit të mbushur me yje të Ernesto Valverdes.

Taleni i sapo blerë Bordoja, Malkom, tregoi vlerat e tij duke zhbllokuar rezultatin në minutën 18’ duke finalizuar me të majtën një aksion personal. Më pas erdhi dhe radha e Mesit t’i shënonte bashkëkombësve të tij. Ndërsa goli i fundit erdhi nga mesfushori Rafinja, i cili këtë vit pritet të ketë më shumë hapësira pas largimeve të Andre Gomesh dhe Paulinjos.

Interesante është dhe fakti që te Barcelona ka filluar një garë e egër për një vend në formacion midis Dembeles dhe Malkomit. Një “problem” i mirëpritur nga tekniku Valverde, i cili do i duhet të zgjedhë midis dy lojtarëve shumë cilësorë.

Related posts

FITORJA NDAJ SHQIPËRISË PËR “KATAR 2022″/ Portieri i Anglisë vendos rekord historik falë Myrto Uzunit

Delo.autor

I VENDOS KUSHTE PGS-SË/ Mbape: Hiqni Serxho Ramosin, Mesi dhe Nejmari pa privilegje

Delo.autor

LIVE/ KASTRIOTI-TIRANA: Bardheblutë nuk ndalen dhënojnë edhe golin e tretë (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment