Futboll Seria A Sport

Castillejo në Milano/ Firma mbi kontratën kuqezi të enjten pas vizitave mjekësore

Castillejo është një futbollist i Milan. Pa asnjë dyshim, emocionet e spanjollit përçohet tashmë drejt fanellave të reja kuqezi. Sapnjolli Castillejo ka mbërritur mbrëmjen e të mërkurës në aeroportin e Linate, më pas u transportua në Hotel Westin. Të enjten ish-futbollisti i Villarreal do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore përpara nënshkrimit të kontratës që do ta lidhë spanjollin me klubin e Milan.

Sulmuesi 23-vjeçar i bashkohet kontigjentit nën drejtimin e trajnerit Gattuso në formën e huazimit 1-vjeçar, me detyrim blerje. Shuma totale e transferimit është rreth 18 milionë euro. Që ditët e kaluara palët kishin arritur dakordësinë. Nevojitej vetëm të gjendej formula e duhur, ajo përmes të cilës kuqezinjtë do të mund të respektonin parametrat financiarë të vendosura nga UEFA dhe në të njëjtën kohë të sigurojë Villarreal mbi blerjen efektive në fund të sezonit. Tashmë të gjithë të gëzuar, sidomos Samu.

Related posts

Liga e Leo Messit

Q.Autor

A është Ronaldo homoseksual? Shokon ish e dashura e portugezit: E zinte gjumi… (FOTO)

Q.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja eliminatore Angli-Bullgari, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 1-0

Delo.autor

Leave a Comment