Champions League Futboll Sport

Ceferin i bindur/ VAR? Ka gjëra për tu PËRMIRSUAR, do të APROVOHET në…

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, i kthehet edhe 1 herë debatit për sistemin VAR. Slloveni nuk u duk aq i sigurt në përdorimin e tij gjatë këtij sezoni, ku shumë klube e kanë kërkuar që në fazën me eliminim direkt të Champions League.

“Për mendimin tim, VAR-i duhet të përdoret në finalen e ardhshme të Superkupës së Evropës, që do të zhvillohet në Stamboll, e më pas në playoff të Champions League. Ka gjëra që duhen përmirësuar, por në Botëror funksionoi shumë mirë.”

Ceferin u ndal gjithashtu tek riformatimi i mundshëm i Champions League, por dhe tema të tjera që i përkasin institucionit më të lartë të futbollit evropian:

“Në të ardhmen, sigurisht që do të ndryshojmë diçka. Aktualisht po bisedojmë me klubet për këtë gjë. E sigurt është se nuk do të ketë kurrë një turne vetëm me klubet e mëdha, do të ishte e mërzitshme dhe nuk do të ndihmonte futbollin. Në vitin 2024 do të shohim se çfarë mund të bëjmë”.

Ceferin në javët e shkuara ka konfirmuar rikandidimin e tij për president të UEFA-s. Ai e morri këtë detyrë në vitin 2016, pas përjashtimit të Michel Platini.

Related posts

Pas dëmtimit, PSG gjen zëvendësuesin e Neymarit për duelin kundër Realit

Q.Autor

ISIS kërcënon se do shkatërrojë Kupën e Botës

Sadik.Autor

NUK LEJOHEN GABIMET/ Guardiola para Aston Villas: Kujdes, luajmë ndaj një rivali të vështirë

F.autor

Leave a Comment