Futboll Sport

CHAMPIONS CUP/ Real-Roma: Sfida ku pritet SPEKTAKËL, EMOCIONE dhe GOLA

Real Madrid e nisi epokën Lopetegui me humbje 2-1 të pësuar kundër Manchester United, në Miami, javën e kaluar. Ajo ka qenë edhe ndeshja e tyre e parë pa Cristiano Ronaldo-n, i transferuar tek Juventus.

Gjithsesi, madrilenët janë hakmarrë ndaj barhezinjve, duke i mundur ata 3-1 në ndeshjen e dytë të International Champions Cup. Tani, në orët e para të mëngjesit të së mërkurës (02:00), Real do të ndeshet me Roma-n. Verdhekuqtë, ashtu si spanjollët, kanë humbur ndeshjen e parë të ICC-së (4-1 me Tottenahm) dhe kanë fituar të dytën (4-2 me Barcelona-n).

Kjo do të jetë sfida e fundit për këto dy ekipe në turneun amerikan. Lojtarët e Lopetegui do të kërkojnë të marrin një fitore për t’u paraqitur në mënyrën e duhur në përballjen që do të zhvillojnë kundër Atletico Madrid në Superkupën e Europës pas shtatë ditësh.

Për sa i takon statistikave, Real s’ka barazuar asnjë nga 4 ndeshjet e fundit dhe në 5 takimet e tyre të fundit janë realizuar mbi 2.5 gola për ndeshje. Real ka shënuar të paktën 1 gol në 11 ndeshjet e fundit, ndërsa Roma në 7 fundit.

Related posts

Lazio fiton pas tre humbjeve, zbret Interin në vendin e pestë

Q.Autor

FINALJA/ Inter pëson të tretin, Sevilla realizon me ndihmën e Lukaku-t

Delo.autor

Ronaldo i prish festën e Realit, deklarata e tij shokon

Sadik.Autor

Leave a Comment