Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ Sot kompletohen grupet, duele të forta për tre vende të mbetura

Pas ndeshjeve të mbrëmjes së djeshme, sot luhen dhe tre sfidat e mbetura të fazës Play-off në Champions League, për të kompletuar më pas tablonë e 32 skuadrave që do të jenë në fazën e grupeve.

Sfidë e fortë pritet të jetë në Selanik mes PAOK dhe Benfica-s, pas barazimit 1-1 para një jave në Portugali që lehtshëm favorizon grekët. Ndërkohë në Holandë gjërat janë më të qarta, ku PSV duhet të administrojë fitoren në transfertë 3-2 të arritur ndaj bjellorusëve të BATE Borisov.

Interesante dhe sfida e Salzburgut me serbët e Crvena Zvezda, ku barazimi pa gola në ndeshjen e parë në Beograd ka lënë gjithçka të hapur për ditën e sotme. Takimet zhvillohen të gjitha në orën 21:00.

Related posts

COPA AMERICA/ Brazili përplaset me Argjentinën në rrugën drejt finales (FOTO)

Delo.autor

ZYRTARE/ Veterani Buffon skualifikohet me një ndeshje, humbet derbin me Torinon. Ja arsyeja…

Delo.autor

LIGA E KAMPIONËVE/ Ndeshja ndaj Tottenhamit, Barcelona ankohet për gjendjen e rëndë të…

Isa.Autor

Leave a Comment