Futboll Sport

De Biazi e quajti “bir k….”/ Izraeli grumbullon ndaj Shqipërisë sulmuesin që na bëri “gjëmën”

Të gjithë tifozët shqiptarë nuk do ta harrojnë kollaj lojtarin izraelit Eran Zahavin. Sulmuesi para dy vitesh bëri që të vuante mbrojtjen e kombëtares shqiptare dhe bëri të mundur ndëshkimin me karton të kuqe të portierit Etrit Berisha.

Ajo humbje erdhi si shkaku i tij dhe trajneri De Biazi nuk e kurseu inatin pas ndeshjes duke e quajtur lojtarin “bir k…” i cili provokoi portierin shqiptar. Por gjërat për Zahavin nuk shkuan mirë më pas me skuadrën e Izraelit pasi ai u përjashtua nga kombëtarja. Kjo pasi në një ndeshje ai hodhi shiritin e kapiteni në fushë dhe akuzoi se në kombëtare nuk luhet me zemër.

Por tashmë pikërisht para fillimit të Ligës së Kombeve ku Shqipëria do të përballet sërish me Izraelin, Zahavi duket se ka gjetur gjuhën e përbashkët me kombëtaren e tij dhe kanë nënshkruar rikthim të tij.

Ka qenë Federata e Futbollit Izraelit ajo që ka konfirmuar se lojtari do të jetë pjesë e skuadrës në Ligën e Kombeve. Tani nuk mbetet gjë tjetër veçse lojtarët tanë të qëndrojnë indiferent ndaj provokimeve të tij dhe të përgjigjen me lojë në fushë.

 

Related posts

VLLAZNIA-KASTRIOTI/ Shkodranët kërkojnë fitoren për t’u shkëputur nga rivalët që e ndjekin (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

ICARDI E WANDA THYEJNË AKUJT/ Dhurojnë spektakël me lojtarët e Inter

Delo.autor

DISIPLINA MERR VENDIMET/ Dyfishim gjobash për fanellat e Teutës dhe Partizanit, dorë e rëndë për dhunën në Kategorinë e Dytë

Delo.autor

Leave a Comment