Futboll Sport

Deklaratat e OZILIT/ KROOS e godet keq me fjalët e tij për RACIZMIN GJERMAN

Një ndër çështjet më të nxehta në Gjermani pas botërorit të Rusisë ishte largimi i Mesut Ozilit nga kombëtarja. Turko-gjermani nuk do të përfaqësojë më kombëtaren gjermane, pasi akuzoi se ndaj tij kishte racizëm nga tifozët dhe deklarata fyese. Letra e tij e hapur ku shpjegonte arsyet ishte lajmi i ditës në shtetin gjerman.

Futbollisti i radhës që ka komentuar këtë largim është mesfushori i Real Madridit, Toni Kros. Ky i fundit i cilëson deklaratat e mesfushorit si pa kuptim dhe të pavërteta.

“Ozili është një lojtar që e ka merituar kombëtare, si lojtar, ai meritonte një largim më të mirë. Kam luajtur me Mesutin prej shumë vitesh dhe e di se është një djalë i mirë. Mënyra se si u largua nuk ishte e mirë.

“Një pjesë e deklaratës së tij është komplet pa sens. Mendoj se dhe ai vetë e di se nuk ekziston racizmi në ekipin kombëtar dhe Federatën Gjermane të Futbollit. Në Gjermani, ne jemi gjithmonë të hapur ndaj diversiteti dhe integrimit shoqëror. Ozili ishte një shembull i mirë për këtë, ashtu si shumë lojtarë të tjerë janë”, – u shpreh Kros.

Related posts

REAGIMI PAS SHORTIT/ ZANETI pa frikë: Grup i vështirë, por ne jemi INTERI

Isa.Autor

AKUZA PËR NGACMIME SEKSUALE/ Trajneri i skuadrës shqiptare përfundon në burg, ja dënimi që do vuaj (FOTO)

Delo.autor

E PABESUESHME/ Pas Ronaldos, tjetër lojtar largohet nga Reali i Madridit

Isa.Autor

Leave a Comment