Bundesliga Futboll Sport

DËSHTUAN NË BOTËROR/ LOW nxjerr listën: Ka DEBUTUES, RIKTHIME dhe MUNGESA

Gjermani u eliminua në mënyrë të turpshme nga Kupa e Botës që nga faza e grupeve dhe normalisht pas një dështimi të tillë të gjitha janë kureshtar se çdo të ndodhë me skuadrën. Trajneri Lëv u konfirmua në krye të stolit dhe ka nisur puna për ta lënë sa më parë pas krahëve atë performancë të Rusisë.

Përfaqësuesja gjermane po bëhet gati për ndeshjet e Ligës së Kombeve dhe sot ka ardhur dhe lista për ndeshjen me Francën, por dhe takimin miqësor me Perunë. Nuk është pa surpriza skuadra e përzgjedhur nga ana e teknikut gjerman, pasi ka debutues, një rikthim, por dhe një lojtar që nuk është grumbulluar.

Lajmi i madh është rikthimi i Leroi Sane, i cili nuk ishte në Kupën e Botës dhe linja jashtë e futbollistit të Manccester Siti krijoi shumë polemika. Spikat që nuk është në listë mesfushori Sami Kedira. Turko-gjermani nuk është grumbulluar këtë radhë. Në listë janë dhe tre debutues, me talentin e PSG-së Tilo Kehrer që është pa diskutim një surprizë. Po ashtu pjesë e listës janë dhe Kai Havertz dhe Niku Shulc.

Related posts

ALARM TE BRAZILI/ Neymar dëmtohet sërish, ja koha e rikuperimit të sulmuesit

F.autor

Chelsea është gati të përfshijë Batshuayin në ofertë për të fituar ‘luftën’ për Pulisic

Q.Autor

“DO TË BËJMË 3-4 AFRIME”/ Trajneri Jonuz konfirmon titullarët e larguar nga Vllaznia

Delo.autor

Leave a Comment