Futboll Seria A Sport

Ditët e fundit të merkatos/ INTERI kërkon “strehim” për dy SUPER futbollistë

Interi po vijon përgatitjet për ndeshjen e të shtunës me Bolognën, ku do të kërkojë fitoren e parë në kampionat, pas një starti për t’u harruar me një humbje dhe një barazim në dy javët e para.

Gjithsesi drejtuesit e klubit mbeten maksimalisht të angazhuar në merkato, pasi në këto ditë të fundit, duan të pastrojnë skuadrën nga lojtarët që nuk bëjnë pjesë në planet e Spallettit.

Në Serinë A është mbyllur tashmë merkatoja, por në kampionatin francez, gjerman dhe spanjoll do të vijojë të jetë e hapur deri të premten në orën 20:00.

Joao Mario është një nga lojtarët që nuk bën pjesë në planet e Spalletti dhe që drejtuesit po shpresojnë ta dërgojnë drejt një tjetër destinacioni.

Deri tani portugezi ka oferta vetëm nga Turqia, por që i ka refuzuar të gjitha, pasi nuk dëshiron të luajë atje, edhe pas këmbënguljes së patriotit të tij, Pepe, që luan me Besiktasin.

Zikaltrit shpresojnë në ndonjë ofertë të minutave të fundit nga Spanja, me Betisin që ka ende një vend bosh në mesin e fushës dhe po kërkon të afrojë një futbollist.

Një tjetër lojtar që Ausilio dëshiron ta largojë nga ambientet zikaltër, është Antonio Candreva, i cili nuk gëzon më besimin e Spalletti dhe ka kaluar i fundit në hierarkinë e sulmuesve të krahut, që aktualisht janë plot 4 përveç italianit.

Related posts

U NDA NGA PARTNERJA VITIN E KALUAR/ Harbohet legjenda e Manchester United, kapet mat duke… (FOTO)

Delo.autor

PAS BARAZIMIT ME LAÇIN/ Habit Devolli: Më shumë më ka mbetur peng…

Delo.autor

KAPITENI MODEST/ Chiellini i gëzohet RONALDOS, por paralajmëron JUVEN

Isa.Autor

Leave a Comment