Futboll Seria A Sport

DO ISHA VRASËS DHE TRAFIKAT/ Ish-futbollisti i JUVENTUSIT TRONDIT me deklaratën “BOMBË”

Felipe Melo ka vendosur një rekord të ri. Në fakt, ai ka realizuar arritjen e vështirë që të ndëshkohet me karton të kuq në 180 sekonda lojë. gjithçka për shkak të një ndërhyrjeje në limitet e logjikës.

Ka ndodhur gjithçka në Kupën e Libertadores, në ndeshjen e kthimit të 1/8-ve mes Palmeiras dhe paraguaianëve të Cerro Porteno, e humbur 0-1 në shtëpi. Një rezultat ky që nuk ka vënë në rrezik kualifikimin (brazilianët do të ndeshen në çerekfinale me ilianët e Colo-Colo), por imazhin e Felipe Melo, i përkufizuar “kasapi”.

Në të vërtetë, braziliani as që duhet ta ketë vënë re, duke parë idenë që ka për veten. “Nëse nuk do të isha bërë futbollist, do të isha bërë një vrasës. Jam rritur në një nga lagjet më të rrezikshme të Rios, mes armëve, drogës dhe trafikantëve. Do të kishte qenë e vështirë të lija rrugët. Kam humbur shumë miq, për shkak të bandave, trafikut të drogës. Pa futbollin do të kisha një fat të ndryshëm”.

Ka shpëtuar nga rruga, por jo nga gjykatësi sportiv. Asgjë e re për Felipe Melo-n, i cili ka koleksionuar plot 15 kartonë të kuq në karrierën e tij. Për më tepër, ai ka bërë fjalë dhe ka patur një përleshje me Sabri Sarioglu, një shok skuadre te Galatasaray. Asgjë për t’u mahnitur dhe nuk mund të presësh asgjë më shumë nga një lojtar si mesfushori brazilian.

Në fakt, sipas “Infoabe”, ish-lojtari i Juventus dhe Inter është shumë krenar për fotografinë që i është bërë gjatë një sherri të madh në fushë me Matias Maier, deri në atë pikë sa e ka kthyer në një pikturë dhe e ka varur në shtëpi.

Related posts

Genoa 2:0 Inter, notat e lojtarëve

Q.Autor

BARAZIMI I “ZIKALTËRVE” KUNDËR ATALANTËS/ Zenga: Po të kisha folur dje si Conte, do të më kishin qëlluar…

Delo.autor

Reali ‘zhgënjen’ sërish, barazon por kalon në çerekfinale të ‘Copa Del Rey’

Q.Autor

Leave a Comment