Futboll Sport

DREJTUESIT E ROMËS IRONIZOJNË/ De Laurentis thotë se një zog i ka treguar, por mendoj se ai flet me…

Pas deklaratës së bujshme të presidentit të Napolit, Aurelio De Laurentis, e cila tronditi Italinë, nuk ka vonuar as reagimi nga klubi i Romës. De Laurentis, shprehej se kishte dyshime se Roma dhe Liverpuli kishin të njëjtin pronar, dhe duhej të përjashtoheshin nga Champions, diçka që ia kishte thënë kohë më parë një zog i vogël.

Ironia nuk ka munguar ndërkohë, nga drejtues të Romës, të cilët kanë reaguar menjëherë. Drejtori i përgjithshëm i “ujkonjave”, Mauro Baldisoni, u shpreh: “De Laurentis thotë se një zog i vogël i ka treguar, por sinqerisht, nuk e di se kush, por mendoj se Aurelio qëndron me zogjtë e gabuar. Mendoj se ai flet më shumë me bilbilat, që këndojnë melodi pa sens.”

Ndërkohë, akoma më ironik është shprehur presidenti i Romës, Xhejms Palota: “Çfarë tymosni atje në Napoli, Aurelio De Laurentis? Nëse ai e gjen sërish zogun e vogël, do zbulojë se gjithashtu kemi në pronësi Barçën dhe Bajenrin.”

Related posts

FITORE ME VUAJTJE/ Solari: Duhej të kishim pushuar me një rezultat më të thellë, kur nuk ke…

Isa.Autor

ANCELOTTI/ Më mirë një humbje 5-0 gjatë verës se sa në kampionat

Isa.Autor

Heynckes e ka një ëndërr, transferimin e këtij futbollisti tek Bayern

Q.Autor

Leave a Comment