Futboll Seria A Sport

DUAN TITULLIN/ Sassuolo-Inter: Zikaltrit përballen me “macen e zezë”

Pasi ka rrezikuar rënien nga kategoria sezonin e kaluar, Sassuolo do të kërkojë ta nisë në mënyrën e duhur kampionatin e ri të Serisë A kundër Inter-it, që ka shpenzuar shumë në merkato për t’u përforcuar. Miqtë, nga ana e tyre, synojnë të kthehen të jenë protagonistë në luftën për titull, por do të ishte një gabim për ata nëse do të nënvlerësonin një ekip që i ka hapur probleme në vitet e fundit.

Sassuolo ia ka besuar skuadrën Roberto De Zerbi-t me synimin për të rikthyer stilin sulmues që i ka dhuruar atyre shumë rezultate pozitive në vitet e para të kësaj dekade. Sezoni i emilianëve ka filluar në mënyrën më të mirë të mundshme, me një fitore 5-1 të marrë në Kupën e Italisë. Gjithsesi, vendasit nuk do ta kenë aspak të lehtë të marrin një rezultat pozitiv këtë të diel, duke parë se kanë humbur dy lojtarë të rëndësishëm si Matteo Politano dhe Francesco Acerbi.

Inter, ndërkohë, e ka festuar kthimin në Champions League duke blerë Radja Nainggolan, Stefan de Vrij dhe Sime Vrsaljko mes të tjerëve. Gjithashtu, skuadra e Luciano Spalletti-t ka zhvilluar një fazë përgatitore shumë të mirë (3 fitore, 2 barazime, 2 humbje), teksa të tre blerjet e reja kanë entuziazmuar tifozët.

Domenico Berardi dhe Mauro Icardi janë dy lojtarët për t’u mbajtur nën vëzhgim në këtë ndeshje. I pari ka realizuar dy gola në ndeshjen e Kupës së Italisë të luajtur kundër Ternana-s, ndërsa i dyti ka shënuar 29 gola sezonin e kaluar dhe do të kërkojë të vazhdojë në këtë rrugë edhe në sezonin e ri.

Statistikat
– Sassuolo nuk ka pësuar asnjë humbje në dhjetë nga 12 ndeshjet e fundit të kampionatit.

– Në gjashtë ndeshjet e fundit që Inter ka luajtur në kampionat, janë realizuar mbi 2.5 gola për ndeshje.

– Sassuolo ka fituar tri ndeshjet e fundit të kampionatit që ka luajtur kundër Inter-it. Humbja e tyre e fundit kundër zikaltërve ka qenë në dhjetorin e 2016-ës.

– Inter nuk është mundur në gjashtë nga shtatë ndeshjet e fundit që ka luajtur në transfertë.

– Në 13 nga 17 ndeshjet e fundit që Sassuolo ka luajtur në kampionat, janë realizuar nën 2.5 gola për ndeshje.

 

Related posts

KA EDHE KËSHTU/ Tifozët “djegin” stadiumin për arsyen e çuditshme (VIDEO)

Isa.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ “Katalanasit” kalojnë në çerekfinale, Napoli ngushëllohet me golin historik të Insigne

Delo.autor

Dështimet e mëdha në kompeticionet europiane…

Sadik.Autor

Leave a Comment