Futboll Sport

DUELI PËR TITULL/ Flamurtari mposht Kukësin dhe ndjek Skënderbeun në krye

Pas atij barazimi në Durrës, Flamurtari ka marrë fitoren e parë në këtë kampionat. Vlonjatët kanë mposhtur në shtëpi Kukësin me rezultatin 1-0.

Në Vlorë luhet një ndeshje e bukur, me të dyja ekipet që luajën hapur dhe kërkojnë golin. Kukësi është i rrezikshëm me Rexhinaldon ndërsa vlonjatet kërkojnë të gjejnë rrugën e rrjetës me anë të Torasa dhe Bushiç.

Loja në këto minuta përveç ritmit të lartë është edhe shumë e ashpër, madje në disa momente edhë e rezishme. Kur po i drejtoheshim fundit të pjesës së parë, Flamurtari kalon në avantazh. Do të ishte një “ish”, si Albi Alla që çon topin në rrjetë pas kromimit të Torasës.

Në 45 minutat e dyta loja është akoma dhe më intensive. Kukësi hidhet i gjithi në sulm në kërkim të golit të barazimit. Verildndorët do i kishin rastet e tyre, por pa mundur dot të konkertizojnë. Flamurtari nga ana tjetër është më i kujdesshëm dhe kërkojn të zërë në befasi skuadrën e Cungut me anë të kundërsulmeve.

Në fund të takimit do të kishte edhe momente tensioni mes tifozëve vlonjate dhe arbitrit Laver Alla. Deri në fund, pavarësisht presionit të Kukësit rezultati mbeti i pandryshuar dhe Flamurtari merr një fitore me shumë vlerë.

Related posts

PSG-MONTPELLIER/ Pas 14 minutash lojë, Gueye ndëshkon për “Parisienët” me një SUPER GOL (VIDEO)

Delo.autor

Ikona e futbollit italian ka një mesazh inkurajues për Lionel Messin

Sadik.Autor

ITALI-UELLS/ Trajneri Mancini surprizon me titullarët, Gareth Bale nis nga minuta e parë (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment