Futboll Sport

E ÇUDITSHME/ Klubi këkon fonde nga tifozët për të blerë Samuel Eto’o

Është rikthyer në kategorinë e parë të kampionatit francez pas 25 vitesh dhe ka vendosur ta festojë në një mënyrë krejt oriigjinale. Skuadra franceze Nimes është futur në garë për të marrë Samuel Eto’o, duke u përfshirë në zërat e përhapur së fundmi se vetë kamerunasi po kërkon të luajë në Francë.

Sipas lajmeve që vijnë nga Franca, ka disa skuadra të interesuara për tashmë 38-vjeçarin, mes tyre edhe Marseille dhe Saint Etienne. Por Nimes kërkon të bëjë mrekullinë dhe për këtë ka kërkuar pak ndihmën e tifozëve të saj. Sepse pavarësisht faktit që nuk duhet paguar asnjë shumë për të siguruar firmën e tij, rroga që mund të pretendojë ish-lojtari i Barcelonës dhe Interit nuk është e vogël.

Sigurisht që Nimes nuk mund të konkurrojë kundër emrave me peshë të Ligue 1, e për të dalë nga gara me stil – dhe jo pak ironi – ka nisur një mbledhje fondesh përmes një fushate në Tëitter. Postimi ka tërhequr vëmendje të madhe që ndoshta askush te Nimes nuk e priste, por fondet kanë filluar të vijnë nga tifozë që i ka ekzaltuar ideja.

Sidoqoftë, e vetmja mundësi që Eto’o të vijë në skuadrën pothuajse anonime franceze është që të mësojë për këtë nismë të tyre dhe të vërë dorën në zemër duke ulur pretendimet për rrogën. Përndryshe, mund ta shohim këtë sezon në Francë vetëm nëse gjen ndonjë skuadër me arkat plot, të gatshme për t’i zbrazur për të.

Related posts

NOTAT PAS FITORES NDAJ ROMËS/ Hysaj fantastik, Strakosha konfirmohet në Europa League. Feston Edy Reja

Delo.autor

NATIONS LEAGUE/ Spektakël për një pikë, Gjermania ngec ndaj Zvicrës. Ukraina shokon Spanjën

Delo.autor

TENIS/ Surpriza në turneun Masters në Madrid, gjermani Zverev eliminon Rafael Nadal

Delo.autor

Leave a Comment