Futboll Premier League Sport

E FYEN DHE E SHANTAZHUAN/ Presidenti i Federatës Gjermane kujtohet për OZIL

Presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit, Reinhard Grindel, ka pranuar se duhet ta kishte mbështetur më shumë Mesut Ozilin gjatë asaj që pasoi dështimin e turpshëm të kombëtares në Kupën e Botës. Ylli i Arsenalit u tërhoq nga kombëtarja gjermane muajin e kaluar duke pretenduar se kishte qenë objektiv i sulmeve rraciste për shkak të origjinës së tij turke.

Ozil luajti për nëntë vite me Gjermaninë dhe ishte një ndër lojtarët kryesorë të fitores së Botërorit 2014 në Brazil. Por para nisjes së turneut rus në qershor të këtij viti, mesfushori u kritikua shumë për shkak të një fotografie të tij me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Ndërsa kur bëri të ditur largimin nga skuadra kombëtare, Ozil tha se Grindel nuk kishte bërë aq sa duhej për ta mbështetur.

Edhe pse me pak kohë vonesë, Grindel ka shfrytëzuar një intervistë të dhënë për Bild për t’i kërkuar falje 29-vjeçarit. “Duhet të isha pozicionuar më hapur në krah të tij, duke parë sulmet rraciste kundrejt tij. Duhet të kisha dalë vetë para Mesut Ozilit”, tha Grindel. “Sulme të tilla janë të papranueshme. Duhet të kisha folur hapur. Më vjen keq që ai është ndjerë i braktisur nga federata”.

56-vjeçari gjithashtu pretendon se nuk ka fajësuar kurrë Ozil për paraqitjen e dobët të Gjermanisë në Kupën e Botës, ku skuadra e Jogi Low u eliminua që në fazën e grupeve, e mundur nga Meksika dhe Korea e Jugut. Por numri 10 ishte një nga “kokat e turkut” që etiketuan gjerësisht si përgjegjës për dështimin më të madh të Gjermanisë në futboll, pasi skuadra nuk ishte eliminuar kurrë në fazën e grupeve që kur ky sistem kishte hyrë në fuqi, ndërsa kishte 80 vjet që nuk eliminohej që në raundin e parë të një Botërori. “Unë gjithmonë e kam pasur të qartë se ne fitojmë bashkë dhe humbasim bashkë. Do të ishte absurde të fajësoje një lojtar të veçantë për eliminimin”, shtoi Grindel.

Related posts

MERKATO E “ÇMENDUR”/ Bartomeu befason Juventus, përgatit shkëmbimin e bujshëm me rivalët

Delo.autor

“KATASTROFA ME SKOCINË”/ Shqipëria e Panuccit, nga krenaria e “Euro 2016” në vitin… zero

Isa.Autor

“I SHKEL SYRIN” IGLI TARES DHE LAZIOS/ Mesfushori Shaqiri: Të luaja për trajnerin Sarri do të ishte intriguese

Delo.autor

Leave a Comment