Futboll Seria A Sport

E PABESUESHME/ MODRIC sa afër Milanos, duket më i LUMTUR se kurrë (FOTO)

Luka Modric po kalon momente të bukura në Sardenjë, pas angazhimit në Kupën e Botës që ai pati me Kroacinë. Për mesfushorin 32 vjeçar ka qenë një sezon mjaft i lodhshëm, por edhe i mbushur me emocione. Ai fitoi me Realin Ligën e Kampioneve, ndërkohë që udhëhoqi kombëtaren ballkanike deri në finalen e botërorit.

Tani ai po relaksohet së bashku me bashkëshorten e tij Vanja në ishullin italian. Futbollisti u fotografua i qeshur, duke shijuar detin dhe diellin mesdhetar. Ndoshta ai ka zgjedhur italianë për të krijuar një ide për shtetin që mund të jetë destinacioni i tij i radhës.

Por sipas “Skysports”, kroati është gati që të transferohet në skuadrën zikaltër. Midis palëve kanë nisur kontaktet, ndërkohë që nga Reali mund të largohet një tjetër xhevahir.

Nëse Modric bëhet pjesë e Interit, atëherë niveli i ekipit do të rritet shumë, ndërsa ata përgatiten për t’u rikthyer në Ligën e kampioneve, ku munguan për 6 vite.

Problem për realizimin e këtij transferimi ngelet paga e lartë e 32 vjeçarit, por duket se tek Interi i kanë marrë përsipër rreziqet. Modric mund të joshet nga fakti që tek Interi janë edhe 3 shokët e tij të kombëtares, Ivan Perisic, Marcelo Brozoviç dhe Sime Vrsaljko.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Zyrtare: Khabib nuk do të futet në kafaz me Ferguson, ja arsyeja

Delo.autor

LIVE/ Shorti i Ligës së Europës, priten përballje me “aromë”… Championsi

F.autor

PAS SHKARKIMIT TË KOEMAN/ Barcelona zgjedh Xavi Hernandez

Delo.autor

Leave a Comment