Futboll La Liga Sport

E PAPRITUR/ Mbrojtësi tërhiqet nga Spanja: Ishte etapë e bukur, e kisha vendosur…

Zherard Pike nuk do të luajë më për Spanjën. Qëndërmbrojtësi kishte deklaruar se do ta mbyllte me përfaqësuesen pas Botërorit të Rusisë dhe ashtu ka vepruar. Pike është vendosur në qëndër të shumë kritikave pasi ka lobuar fort për pavarësine e Katalonjës.

Ai ka konfirmuar ditën e sotme në konferencën për shtyp lajmin dhe ka sqaruar se edhe trajneri Luis Enrike është në dijeni. “Kam folur me trajnerin Luis Henrike disa ditë më parë. Ai më ka telefonuar dhe i thashë që vendimi është marrë prej kohësh. Jam shumë i lumtur për atë etapë të jetës sime. Tashmë do të përqëndrohem vetëm të Barcelona.

Shpresoj të argëtohem këto vite që më kanë mbetur”, u shpreh mbrojtësi. Pike ka luajtur me Spanjën nga viti 2009, ku u paraqit 102 ndeshje. Gjithsej ai ka shënuar 5 herë dhe ka fituar Kupën e Botës dhe Europianin.

 

Related posts

SPEKTAKOLAR/ Ylli i INTERIT shkëlqen me Argjentinën, shikoni golin “alla Vieri” (VIDEO)

Isa.Autor

DISIPLINA/ Krijuan trazira në sfidën ndaj Tiranës, ja çfarë dënimi rrezikon Kastrioti

Delo.autor

“TRIBLON” MBI KRIJIMIN E “EUROPEAN SUPER LEAGUE”/ Trajneri Pioli: Klubi më kërkoi të mendoj veç kampionatin

Delo.autor

Leave a Comment