Futboll Premier League Sport

EKSOD TEK REALI/ Fulham bën “pazar” në Spanjë, kërkon mbrojtësin madrilen

Real Madrid humbi Kristiano Ronaldon pak javë më parë dhe ende nuk po arrin që të gjejë një futbollist që ta pasojë. Gjithsesi kampionët e Europës mund të humbasin një tjetër lojtarë shumë shpejt, pasi Teo Hernandez duket se është gati të pranojnë një aventurë të re, vetëm e vetëm që të ketë më shumë hapësira dhe minuta në dispozicion. Mbrojtësi i lindur në Marsejë ka luajtur vetëm 13 ndeshje në edicionin fundit me teknikun Zidan, por dhe me Lopeteguin vështirë se do të ketë hapësira.

Nga Anglia bëjnë me dije se është gati skuadra që do ta ketë në gjirin e saj, pasi Fulhem kërkon që t’i kërkojë Realit huazimin e 20-vjeçarit. Edhe Real Sociedad e preferon lojtarin në fjalë, por skuadra e ngjitur këtë edicion në Premier League është më e favorizuar.

Anglezët janë gati që ta paguajnë rrogën e mbrojtësit, ndryshe nga spanjollët që duna të gjejnë gjuhën e përbashkët që shpenzimet për francezin t’i ndajnë përgjysmë. Fjala e fundit u takon “galaktikëve” që me shumë gjasa do e pranojnë këtë opsion, pasi është dhe në leverdinë e tyre.

Related posts

LUFTA NË UKRAINË/ ITF anullon të gjitha turnetë në Rusi, tenistja ukrainase dhuron premion e fituar

Delo.autor

“Liverpooli? Le të shkojmë”/ Kyle Walker e ka mirëpritur shortin e Ligës së Kampionëve.

Q.Autor

NIS REVOLUCIONIN NGA THEMELET/ Juventusi ofron 50 milionë euro për talentin e Serie A…

Delo.autor

Leave a Comment